E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Portugali fiton PSD-ja, por do qeverisë FMN-ja

08-06-2011 / “Publico”

Opozita konservatore ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet e 5 qershorit, por nuk do të bëjë tjetër përveç se të zbatojë programin e kursimit që i kushtoi postin Jose Socrates. Kjo nuk ishte një surprizë: nga dje Portugalia ka hyrë në një fazë të re politike. Gjashtë vitet e qeverisjes socialiste përfunduan me dorëheqjen e José Socrates, që ishte e pashmangshme në qoftë se merret parasysh shkalla e humbjes e Ps. Ky ndryshim ndodhi për  shkak të një pjese të madhe të votave protestuese kundër Socrates, për shkak të marrjeve peng, të krizës ekonomike dhe dështimit të stilit të qeverisjes që ai kishte adaptuar. Me fjalë të tjera, ishte gati më e fortë dëshira për të parë kryeministrin në ikje të mbyllë derën e zyrës së tij pas krahëve se sa të shikojmë  udhëheqësin e Partisë Social Demokratike dhe ndoshta kryeministrin e ardhshëm Pedro Passos Coelho të ngjisë shkallët e Pallatit të Sao Bento-s dhe të qeverisë vendin. Kjo shpjegon sfidën e vështirë që do të ndërmarrë personi i cili do të drejtojë shumicën e re të qendrës së djathtë. Edhe pse fitorja e tij ishte një fitore me një diferencë të madhe, Passos Coelho e di se nuk ka pushtuar besimin e plotë të portugezëve dhe që do të vihet në provë në një klimë të nxehtë: me hyrjen në fuqi të programit të ngurtë dhe të pandryshueshëm të zhvilluar nga trojka.  Panorama politike ka ndryshuar, por siç u parashikua - sot Portugalia doli nga fushata zgjedhore si të kishte qenë në një interval të thjeshtë mes nënshkrimit të marrëveshjes me troiken dhe fillimin e zbatimit të asaj që është me të vërtetë programi i qeverisë. Praktikisht , ne u kthyem në makth pas një pauze disa javore, gjatë së cilës ne kemi zgjedhur thjesht cili do të jetë përgjegjës për zbatimin e programit. Ndërsa ne  kthehemi në realitet, dimë që do të jetë e mundur zbatimi i kësaj marrëveshjeje vetëm me përfshirjen e të tre komponentëve të trojkës, jo domosdoshmërisht në formën e një qeverie në tresh, por me siguri në formën e një marrëveshjeje solide parlamentare. Do të ketë shumë pengesa në zbatimin e programit, kujtojmë ç’ndodhi prej trazirave me qeverinë socialiste. Qeveria e majtë kishte përmbushur tashmë kohën e vet, dhe tani socialistët kanë mundësi të punojnë për të arritur një imazh të ri. Ky është një proces normal në demokraci dhe këtu nuk ka asgjë dramatike. Socialistët do të reflektojnë mbi gabimet e bëra për të ripërcaktuar rolin e partisë në shoqërinë portugeze dhe për t’u rifokusuar në debatin e brendshëm gjatë udhëheqjes së Socrates-it.
Disa fjalë përsëri për abstenimin. Kjo e fundit ishte më e lartë në vitin 2009 dhe arriti rekordin e saj, një shenjë alarmante që kriza ka frymëzuar më shumë indiferencë se sa angazhim. Jo më pak shqetësuese është fakti se emrat e qendrave të votimit janë krejtësisht të paqarta në krahasim me realitetin dhe askush nuk kujdeset për këtë. Në qoftë se do të ishte përditësuar, abstenimi do të ishte më i ulët dhe me një saktësi  të madhe. A ka ndonjë që i intereson?    

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›