E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse u bë Ervin Rroshi – Elvis?

08-06-2011 / Gazeta 55

Identiteti i paqartë i kryetarit të Bashkisë së Kavajës

Kryetari i pritshëm i Bashkisë së Kavajës, mund të thërritet me siguri vetëm “zoti Rroshi”. Kjo për një arsye të thjeshtë se ai e ka ndërruar emrin. Natyrisht Rroshi nuk e ndërroi emrin për snobizëm ngaqë u mallëngjye nga një pllakë gramafoni e Elvis Preslit
Po ashtu nuk vihet në diskutim që Rroshi të ketë pasur ndonjë konflikt me ata që i vunë atë emër kur lindi. Atëherë për çfarë? Përvoja njerëzore tregon se të vetmet raste kur njerëzit ndryshojnë emrat, ka të bëjë me frikën ndaj një procesi penal, ndonjë regjistrimi diku tjetër në organet kombëtare apo ndërkombëtare. Gjithashtu ndërrimi i identitetit është një prej formave më të njohura të botës së krimit. Te rasti i Rroshit një gjë dihet me siguri. Ndërrimi i emrit nuk është bërë kot. Ai ka qenë një njeri që u largua pa mbushur moshën 18 vjeçare nga Kavaja, moshë që duhej të mbaronte shkollën e mesme të përgjithshme “Medar Shtylla” (më vonë “Aleksandër Moisiu”). Asokohe i thanë se nuk të duhet shkolla se nuk do bëhesh politikan. Pastaj vitet rrodhën, Rroshi u rrit, brodhi nëpër botë, etj. Vinte edhe në Shqipëri ndonjëherë, qoftë nga Durrësi, qoftë nga Librazhdi. Pastaj nuk dihet se ku e mbaroi të mesmen, ndërsa doli tani vonë kur “do t’i hyjë politikës”, se po “mëson” në Kamëz, vend ku gjeti edhe dashurinë e përkohshme të jetës së tij. Gjithë këto gjëra i vijnë vërdallë dhe i bëhen lëmsh zotit Rroshi.
Në të gjithë botën është normale të pyetet se çfarë arsimi ka kryetari i bashkisë, çfarë karriere ka ai që arriti deri këtu sa të bëhet qytetari i parë i qytetit. Normalisht të gjithë e kanë parë fushatën e fundit ët zhvilluar në Kavajë. Është ndër rastet e rralla që kandidati nuk flet as për jetëshkrimin e tij, as për “vjetërsinë e punës”.
Tani ec e na thuaj se çfarë modeli na dha partia e Edi Ramës për të drejtuar një qytet me traditë si Kavaja. Nuk di njeri se çfarë shkolle ka, nuk di njeri se çfarë punë ka bërë (në fakt e gjithë Kavaja e di, po hajd mo), etj. Se si do nënshkruajë një njeri me identitet të ndryshuar në emër të bashkisë së Kavajës, kjo merret me mend. Por se si ndodhi që një njeri të fillojë ditën e parë në jetë të punës së bardhë si kryetar bashkie, këtë ec e merre vesh. Pa u bërë kryetar bashkie dolën gjithë këto probleme, së pari me shoqen e shkollës së natës dhe së dyti me çështjen e emrin. Pastaj do vazhdojmë me së treti, së katërti...e kështu me radhë.
Elio Qemalli

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›