E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD kërkon zgjedhje të parakohshme

Drejtues të Partisë së Drejtësisë (PD) kanë kërkuar serish nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, që sa më shpejt të fillojë konsultimet me subjektet politike, me qëllim të organizimit të zgjedhjeve parlamentare, ku si datë të përshtatshme vlerësojnë qershorin e vitit të ardhshëm.

“Partia e Drejtësisë konsideron se tensionet aktuale në koalicionin qeverisës janë aq të mëdha sa që i tejkalojnë kapacitet qeverisëse të vendit dhe ne sërish kërkojmë që presidenti të fillojë konsultimet me subjektet politike në funksione të organizimit sa më të parë të zgjedhjeve parlamentare në qershor të vitit 2010”, ka thënë kryetari i PD-së, Ferid Agani.

Në një konferencë për media të enjten, ai ka thënë se viti që po lëmë pas ishte mjaft i suksesshëm për shtetin tonë.

“Partia e Drejtësisë e vlerëson vitin 2009 si vit të sukseseve të radhës të shtetit të Kosovës dhe të Partisë së Drejtësisë, por njëkohësisht edhe si vit të sfidave të mëdha për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës në të gjitha aspektet relevante të jetës shoqërore”, ka thënë Agani.

Duke folur rreth sfidave me të cilat është përballur vendit gjatë vitit 2009, numri një i PD’së përmendi shkallën e lartë të papunësisë dhe varfërisë, të cilat sipas tij në këtë vit kanë pasur trend të rritjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›