Në RTK e kthejnë intervistën e mbyllur për urimin e Thaçit

(E plotësuar) Edhe një skandal te RTK-ja, me figurat udhëheqëse të PDK-së.
Pasi kishte përfunduar intervista speciale e gazetarit Ridvan Berisha me kryeministrin, gazetarit i kujtohet se nuk i kishte dhënë mundësinë Thaçit, të bënte urimin për vitin e ri.
Gazetari Berisha e kthen edhe një herë programin duke i vënë vetë mikrofonin e vogël të intervistuarit të tij, në mënyrë që të jepte urimin.
---
“Ai është i akuzuar padrejtësisht në të dy çështjet. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Askush nuk është dënuar për krimet në Prekaz as në Krushë”, ka thënë Thaçi, duke folur për Limajn.
Ndëkraq për procesin e zgjedhjeve të brendshme ka thënë se po shkon për mrekulli.
“Unë jam i fascinuar me pjesëmarrjen masive të tyre në procesin elektoral, është mrekulli gjithë ai masivitet. Është mësim për të gjitha partitë”, ka shtuar Thaçi.
Veprimet e Jakup Krasniqit ka thënë se nuk do t’i komentojë.
“Nuk dua të komentoj veprimet e askujt. Ai ka qenë i përfshirë në procesin e zgjedhjeve.
Unë kam qenë prej më pasivëve në këtë proces.
Ndërkaq i pyetur për Limajn, nëse PDK po shkon drejt ndarjes, ai tha se po shkon drejt bashkimit të të gjitha pjesëve.
“Ju do të keni një pamje të re të PDK-së, pas datës 26 janar”, ka thënë Thaçi.
----
Derisa mundësia e një koalicioni midis PDK-së dhe AAK-së, diskutohet vazhdimisht e kusht për t’u arritur deri tash, është posti i kryeministrit për Ramush Haradinajn, kryeministri aktual thotë se nuk e ka ndërmend të largohet.
“Nuk ka dilema se unë do të jem kryeministër i vendit, kjo është pjesë e marrëveshjes sime më qytetarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi në RTK.
Ai gjatë intervistës duke folur për kundërshtarët e tij tha se kritika është e lehtë por puna e vështirë./Indeksonline/