E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konjufca: Merrem shumë me Hegelin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca ka folur edhe për filozofinë pas së cilës është i pasionuar.

“Fusha e shkollimit tim dhe e kureshtjes individuale është fusha e filozofisë. Pas punës që bëj në LVV, unë lexoj çdo ditë libra filozofikë”, ka thënë Konjufca për “Lajm”.

Ai ka treguar se pika e fokusit të tij është e idealizmit gjerman. “Ose më saktë filozofi Hegeli me të cilin unë merrem më shumë”, ka thënë ai.

Konjufca para disa muajve kishte botuar një libër mbi filozofinë e GJorgj Vilhelm Hegelit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›