Daçiq: Në Bruksel pas heqjes së përmendores

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sot se Serbia do të sillet në mënyrë evropiane dhe do ta heqë përmendoren e UÇPMB-së në Preshevë, si dhe sigurisht do të shkoj në Bruksel, pasi që më nuk do të ketë përmendore në Preshevë.
“Ne pikërisht do të sillemi si evropian, kjo do të thotë se do ta heqim përmendoren”, ka thënë Daçiq për Televizionin Publik të Serbisë, duke reaguar në deklaratat e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Serbia duhet të sillet evropiane në rastin e përmendorës së pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së.
Ai ka shtuar se nëse përmendorja nuk do të hiqet prej shqiptarëve,atëherë këtë do ta bëjë qeveria serbe./Indeksonline/