Clinton kërkon vepra nga Assadi

“Është i rëndësishëm hapi fillestar që regjimi i Assadit i ka shkruar OKB-së për ta pranuar planin e Annanit. Megjithatë, më lejoni të them se duke marrë parasysh të kaluarën e Assadit, me premtime të mëdha dhe pa realizime, përkushtimi i tanishëm duhet të matet me veprime të menjëhershme. Do ta gjykojmë sinqeritetin dhe seriozitetin e Assadit me atë çka bën dhe jo me atë çka thotë”, tha Clinton.
Ndihmësit e të dërguarit të OKB-së në Siri, Kofi Annan, konfirmuan marrjen e letrës nga Assadi. Plani bën thirrje për përfundimin e dhunës, qasjen e ndihmave humanitare në zonat e rrethuara dhe fillimin e bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës.
Në anwn tjetër, OKB wshtw e bindur se autoritetet siriane po vënë në mënyre sistematike dhe të qëllimshme në shënjestër fëmijët.
Komisionerja e të drejtave të njeriut pranë OKB-së, Navi Pillay, u shpreh shume e shqetësuar për fatin e qindra të miturve, të mbajtur në qelitë e paraburgimit.
Vetëm me një urdhër të thjeshtë, Assad, tha ajo për BBC, mund t'i japë fund dhunës ndaj civileve dhe vrasjeve në masë.