Në SHBA ka ndodhur edhe një falimentim tjetër...

Ky është falimentimi më i madh i një administrate lokale në historinë e vendit, raporton “TRT”. Shkaktarja e falimentimit është hyrja në borxh për rindërtimin e sistemit të kanalizimit. Borxhet e administratës lokale që përfshin edhe Birmingham-in, qytetin më të madh të shtetit, janë më tepër se 3 miliardë e gjysmë dollarë.
Pas falimentimit më të madh të historisë së Amerikës, do të bëhen kufizime të shërbimeve administrative lokale që përfshijnë edhe pakësimin e punonjësve të burgjeve.
Edhe muajin e kaluar, qyteti Harrisburg i shtetit Pensilvania, kishte shpallur falimentimin si pasojë e borxheve të marra për një program të djegies së mbeturinave.
Shteti i Pensilvanisë duke nxjerrë një ligj kishte marrë përsipër administrimin financiar të qytetit.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kohët e fundit, rritja e administratave lokale të rrezikuara nga falimentimet si pasojë e borxheve, ka sjellë me vete edhe shqetësimet se kriza ekonomike në vend do të vazhdojë.
Nëpër shumë shtete të Amerikës, populli është duke protestuar faktin që kostoja e krizës ekonomike është lënë në kurrizin e tyre për tu paguar. /Start/
2011-11-11 16:11