E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne SHBA nje epidemi abuzimesh i ilaceve me recete

Zyrtaret ne Shtetet e Bashkuara thone se abuzimet vdekjeprurese me ilacet per dhimbjet dhe te tjera medikamenteve qe jepen me recete ka arritur nivelet e nje epidemie. Me shume se 32 mije vete gjeten vdekjen nga mbidoza e ketyre ilaceve ne vitin 2008 shifrat e fundit te bera zyrtare. Kjo eshte pothuajse e njejte me numrin e vdekjeve nga aksidentet automobilistike.

Me shume se gjysma e mbidozave perfshin ilace qe duan recete nga mjeku. Tre te katertat e ketyre vdekjeve perfshijne ato qe quhen qetesues opioid te dhimbjeve. Ketu perfshihen ilace si methadone morphine hydrocodone qe njihet gjithashtu si Vicodin dhe oxycodone apo OxyContin. Niveli i vdekjeve nga ilacet me recete ishte me i larte mes grupmoshes 45 deri ne 54 vjec.

Nje raport i fundit i qeverise thote se vdekjet nga ilacet qetesuese u trefishuan gjate dekades se kaluar. Ato ua kalojne vdekjeve nga perdorimi i heroines dhe kokaines se bashku. Administrata Obama publikoi nje plan vitin e kaluar ne perpjekje per te zgjidhur problemin.

Disa abuzues kerkojne ndihme ne vende si qendra per rehabilitim ne Malibu te Los Angelosit.Ata mesojne Joga dhe menyra te tjera per te perballuar ankthin stresin dhe dhimbjen. Instruktorja e Jogas Shannon Scott abuzonte vete dikur me Vicodin dhe Xanax.

Vicodina ishte nje stimulant per mua. Keshtu qe e perdorja kete ilac edhe thjesht per energji. Por pervec tij me duhej pastaj Xanaxi per te me qetesuar dhe relaksuar.

Joan Borsten drejton qendren. Ajo thote se eshte veshtire te heqesh dore pasi ilacet te ndryshojne balancen kimike te trupit.

Ne rastin e qetesuesve trupi ndalon prodhimin e  mbrojtesve te natyrshem te dhimbjes keshtu qe perdoruesit duhet te marrin gjithnje e me shume ilace saqe ne fund nuk u bejne me efekt.

Ne mbare vendin gjykata te vecanta per drogen punojne me perdoruesit per ti futur ne rehalibitim dhe trajtim.  Mary Ann Gunn eshte gjykatese ne pension qe eshte marre me keto ceshtje.

Per shembull ne 1999-en problem i madh ishte methamphetamina. Ishte si nje kancer qe po perpinte mbare vendin. Ne punuam dhe vazhdojme te punojme per ta zgjidhur kete problem. Gjate viteve kemi pare gjithnje e me shume njerez qe terhiqen nga ilacet me recete.

James Adams eshte farmakologjist ne Universitetin Southern California ne Los Angeles. Ai thote se miliona njerez jetojne me dhimbje qe mund te shkaktohen nga artriti mbipesha dhe thjesht mosha.

Eshte nje problem vertet i veshtire per nje mjek qe ka nje pacient me dhimbje kronike dhe keta paciente e dine cfare duan. Ne se mjeku nuk ua jep ilacin ata shkojne tek nje tjeter.

Ai thote se shume paciente mund te jene ne gjendje te menaxhojne dhimbjet e tyre ne se humbasin peshe sterviten dhe bejne terapi fizike. Zgjidhja tjeter Kalifornia dhe shume shtete te tjera kane regjistra. Ata u thone mjekeve dhe farmacisteve cilat ilace jane te rrezikshme dhe vazhdojne te perdoren nga pacientet e tyre.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›