E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Shkodër luhet Vllaznia-Tirana, presidenti Topi do jetë në tribunë

Kreu i shtetit do të dekorojë disa nga figurat më të njohura të futbollit kuqeblu. Mes tyre janë Paulin Ndoja dhe Sabah Bizi

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të jetë tifozi special në kryendeshjen e javës së pestë të Kategorisë Superiore në futboll. Kreu i shtetit ka lajmëruar prezencën e tij në tribunën VIP të stadiumit “Loro Boriçi”, pasi ka ndërmend që të dekorojë disa nga figurat e njohura të futbollit shkodran që i kanë dhënë shumë edhe sportit shqiptar. Është një listë me gjashtë emra, ku midis tyre spikasin legjenda e portës së Vllaznisë, Paulin Ndonja, si dhe asi kuqeblu dhe i kombëtares, Sabah Bizi. Natyrisht, që pas ceremonisë festive, e cila do të zhvillohet në stadium përpara fillimit të ndeshjes, presidenti Topi do t’i kthehet dashurisë së tij të vjetër, tifozllëkut për ngjyrat bardheblu.

Josa i druhet presionit

Që Vllaznia-Tirana është një nga ato ndeshjet për të mos u humbur, kjo nuk është zbuluar sot. Dy klubet i kanë dhënë jetë me përballjet e tyre historikut të futbollit shqiptar dhe nesër do të jetë sërish një nga ato sfidat e nxehta. Tirana vjen në “Loro Boriçi” me misionin për të ruajtur kreun e renditjes, ndërsa vendësit do të kërkojnë të kthejnë faqen pas humbjes në Krujë ndaj Kastriotit. Trajneri kryeqytetas i Vllaznisë, Mirel Josa, pranon se ka shumë presion në këtë ndeshje, por beson se ai dhe të tijtë do të dinë ta menaxhojnë sa më mirë. “Është një nga ato ndeshje që duhen fituar dhe prandaj edhe pritshmëria është e madhe. Përballë do të kemi Tiranën, një skuadër të rilindur, por ne do të bëjmë çmos që të bëjmë detyrën tonë,” deklaron trajneri Josa.

Tirana e bindur te forca e saj

Të shohësh Tiranën në krye nuk përbën lajm, por njëfarë përshtypje kjo situatë ta lë, pasi bardheblutë kishin dy sezone që e kishin humbur ritmin e zakonshëm. Me kthimin e klubit në sh.a dhe me kapitale që kapin shifrën e 6.6 miliardë lekësh, 24 herë kampionët duket se kanë fituar edhe njëherë sigurinë e duhur për të synuar titullin e radhës.

Superliga

Ndeshjet

Të premten

Bylis – Kastrioti 14:00

Tomori – Laçi 14:00

Të shtunën

Flamurtari – Laçi 14:00

Vllaznia – Tirana 16:00

Skënderbeu – Kamza 18:00

Të dielën

Dinamo – Shkumbini 13:00

Apolonia – Teuta 14:00

Renditja

Skuadra N F B H Gol P

1) Tirana 4 3 0 1 8-4 9

2) Teuta 4 2 0 1 4-3 9

3) Bylis 4 2 1 0 9-6 7

4) Apolonia 4 2 1 1 4-3 7

5) Vllaznia 4 2 0 2 7-5 6

6) Kastrioti 4 2 0 2 9-7 6

7) Shkumbini 4 2 0 2 11-10 6

8) Flamurtari 4 2 0 2 5-5 6

9) Pogradeci 4 2 0 2 3-7 6

10) Skënderbeu 4 1 2 1 4-3 5

11) Laçi 4 1 2 1 6-7 5

12) Tomori 4 1 1 2 4-8 4

13) Kamza 4 1 0 3 3-5 3

14) Dinamo 4 0 1 3 1-5 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›