E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani rigjen sherbimet e Robinjos per ndeshjen e radhes

Rikthimi i fantazistit punëtor! Në këtë mënyrë, milanistët e kanë etikatuar rikthimin e Robinjos, diçka që reflekton më së miri rendësinë e brazilianit në skemat e Alegrit. Milani e ka ndjerë shumë mungesën e Robinjos në këtë fillim sezonit. Ka munguar dinamizmi, pasimet dhe golat e tij. Pikërisht golat, për mungesën e të cilëve Robinjo kritikohej shpesh, kanë ardhur me bollëk në “San Siro”. Në vitin e parë me Mlanin shënoi 14 gola, po aq sa Pato dhe Ibrahimoviç.

Pubalgjia që e ka goditur që pas Superkupës së Italisë është larguar pëfundimisht dhe duke nisur nga ndeshja ndaj Palermos. Boateng mungon përshkak skualifikimi dhe Robinjo rikthehet në momentin e duhur për të luajtur përkrah Ibrahimoviçit dhe Kasanos.

Për të kuptuar rendësinë e Robinjos te Milani japim tri shembuj: 25 tetor 2010, Napoli-Milan. Robinjo luan për herë të parë në rolin e fantazistit dhe udhëhqe kuqezinjtë drejt fitores Tri muaj më vonë, në Bolonja-Milan 0-3, brazilian luan si sulmues përshkrah Ibrës, me Boatengun fantazisti. Edhe këtë herë rezultet ishin mbresëlënëse, gol dhe asist. Pastaj më 23 prill, ndaj Breshias, luajti si sulmuesi I vetëm duke shënuar golin e fitores që hipotekoi titullin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›