E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini: Do të jetë një turne spektakolar

“Një turne spektakolar”. Kjo është bindja e presidentit të UEFA-s Michel Platini për Euro 2012, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Ukrainë dhe Poloni. Numri një i qeverisë europiane të futbollit ka vizituar Varshavën dhe tri qytetet e tjerë Gdansk, Vroklav dhe Poznan që do të presin finalet e kompeticionit, duke u shprehur i bindur se gjithcka do të jetë një sukses i vërtetë. "Jam i kënaqur pasi në të katër qytetet kam parë stadiume dhe infrastrukturë të shkëlqyer. Gjithçka është gati brenda afateve dhe për këtë jam I bindur se Euro 2012 do të jetë spektakolar”, ka bërë të ditur Platini. Nëse Polonia është gati, nuk mund të thuhet e njëjta gjë me Ukrainën, e cila ka ecur me hapa më të ngadaltë. Gjithsesi, presidenti i UEFA-s nuk shqetësohet. Sipas tij edhe vendi tjetër organizator ka bërë përparime dhe do të plotësojë të gjitha kushtet brenda afateve. “Ukraina ka kaluar problemet e vogla me të cilat është përballur gjatë rrugës, ndërsa ne kemi marrë siguri nga autoritetet atje”, ka përfunduar Platini. EURO 2012 do të nisë më 8 qershor në Varshavë dhe do të mbyllet me ndeshjen finale, e cila do të zhvillohet në stadiumin e ri të Kievit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›