E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Shkodër, për turizëm

pedonalja ne shkoderNga Hamdi Jupe

Në Shkodër isha për turizëm, para pak ditësh, se njeriu ka nevojë edhe për pushime. Kam kohë që kam dobësi për Shkodrën. Dyzetë vjet me parë, shkova atje me një valixhe druri plot me ëndrra studentore për të ardhmen. Një pjesë e tyre u realizuan, pjesën tjetër, ose shumicën, e mori era e këtyre viteve, ashtu si gjithë ëndrrat e tjera të kësaj bote. Shokët dhe shoqet shkodrane të shkollës së lartë po punojnë për takimin e 40 vjetorit të kursit tonë të gjuhë – letërsisë, që do të mbahet së afërmi. Disa prej tyre janë bërë gjyshër e gjyshe (natyrisht, pa antiplumb). Disa të tjerë presin të bëhen, se kjo është jeta.

Karafilat që ka Shkodra 

Shkodra është ajo që ka qenë dyzetë vjet më parë. Atje është Kalaja e Shkodrës dhe miti i Rozafës; lumi Buna, Drini dhe Kiri; atje janë Alpet edhe deti; Ura e Bunës dhe Liqeni; Kafja e Madhe dhe Turizmi; Teatri Migjeni dhe Biblioteka; Fototeka e Marubëve dhe humori shkodran i Tano Banushit; Katedralja dhe Xhamia; Universiteti 55- vjeçar dhe Rruga karakteristike e stilit venecian Kol Idromeno; Ekipi Vllaznia dhe Nedin Zhega; krapi i liqenit dhe pasioni për biçikletat. Nuk ka mikrokozmos më interesant se ky i këtushmi në botë. Këto ikona të Shkodrës janë aty, ashtu siç kanë qenë dikur. Mund të kenë ndërruar  ndopak formë apo ngjyrë, por të tilla do të mbeten përgjithmonë, sa të jetë jeta. Edhe vetëm për njërën prej tyre, ia vlen të marrësh rrugën për në Shkodër.

Po këto janë vetëm maja e ajsbergut. Se Shkodra e sotme është edhe Shkodra e re, e vitit 2013. Ajo ka rrugë e sheshe të gjera, të bukura, të sistemuara e të asfaltuara rishtazi; ka hotele të reja me pesë yje, ka shatërvanë dhe vepra të tjera arti;  pallate të reja shumëkatëshe me shije e pa shije; ka makina luksoze që shëtisin në rrugë; ka gjelbërim të bollshëm dhe lule të freskëta në parqe e lulishte; ka karafila e trëndafila; ka restorante të rinj fantastikë buzë liqenit dhe lumit Buna; ka hidrocentralin e ri të Ashtës; ka këngëtaren Elhaida Dani; ka shpresa të mëdha për rilindje, por edhe zhgënjime; ka përmbytje një herë në dy vjet, në pjesën nën të saj; ka premtime politike të realizuara dhe të parealizuara; ka ndëshkime politike me anë të votës së lirë. Kam ardhur këtë radhë të shikoj kryesisht anën e bukur të saj, duke e ditur ndërkohë se jo gjithçka këtu është e tillë.

Politika nëpër këmbë

Në faqet e pallateve qëndron ende i varur portreti elektoral i dy herë ish – kryetares së Parlamentit, zonjës Topalli. Gazetat botojnë anekdota për zhdukjen e saj pas zgjedhjeve. Vendimi i parë i saj si kryetare parlamenti tetë vjet më parë, ishte pushimi im nga puna. Por unë nuk e mbajta inat, as atëherë, as tani. E shikoni, po shkruaj për bukuritë e Shkodrës, ku ajo është deputete prej vitit 1997 dhe ka rolin e saj në këtë zhvillim të qytetit. Po natyrisht, edhe në këtë zhgënjim të tij, që u duk edhe në zgjedhjet e fundit. Ajo sot bën deklarata keqardhjeje për gratë që vriten rrugëve, sikur vetë të mos ishte për tetë vjet numri dy i këtij shteti.

Në fakt, do bënte mirë që ajo ti fshihej opinionit për ca kohë. Kaq shumë janë mërzitur njerëzit prej saj. Kaq shumë ka abuzuar me pushtetin gjatë tetë viteve. Gjatë kësaj kohe janë bërë punë të mira në Shkodër, janë bërë investime të mëdha. Por ajo, kryetarja, ka pasur edhe prapësitë e saj. Punët e mira nuk i justifikonin qëndrimet e saj arrogante në Parlament e jashtë tij me shprehjen e njohur të të të kapurit për zhelesh, drejtuar baballarëve të kombit etj.

Ndoshta ishte kjo që e mbushi kupën e njerëzve në zgjedhje dhe ata nuk e votuan më me shumicë Partinë Demokratike, siç kishin bërë për 20 vjet me radhë. Por kishte edhe mjaft arsye të tjera për të votuar kundër. Ishte përmbytja e përsëritur; ishte arroganca me pushtetin; ishte përpjekja për të hedhur në duar shumë pasuri që nuk u takonin; ishte tallja me historinë e lavdishme të Luftës Nacionalçlirimtare e të tjera si këto që e ndëshkuan partinë e saj. Por boll më me politikën, se sot nuk dua ta bëj Xhozin personazh të këtij tregimi për Shkodrën.

Nëpër Malësi të Madhe

Rruga për te Hani i Hotit është e rikonstruktuar dhe e shtruar rishtazi, me parametra ndërkombëtarë. Kjo është, sot për sot, rruga më e bukur në vend. Ngjyra e zezë e asfaltit dhe boja e bardhë e vizimeve në të, vezullon nën rrezet e diellit. Për nga përmasat, rruga e Malësisë së Madhe është njëlloj si rruga Gjirokastër Kakavi. E përuruar nga kryeministri Berisha pak ditë para zgjedhjeve, ajo ia vështirësoi dukshëm fushatën  elektorale Tomë Doshit të opozitës në këtë zonë, por vetëm kaq. Me sa duket, populli nuk ngopet më vetëm me rrugët. Rruga e Kukësit nuk e zhvilloi Kukësin dhe, po ashtu, tuneli i ri nuk e gëzoi Elbasanin, aq sa për ta rivotuar Berishën.

Në të dyja anët e rrugës, ngrihen vila të hijshme të banorëve të këtushëm. Më thonë se bimët medicinale janë burimi kryesor i të ardhurave të tyre. Toka është zallishte e pa ujë, prandaj ajo prodhon pak lloj bimësh. Një lloj kërpi industrial, që mbollën fshatarët me ndihmën e një shoqate angleze vite më parë, u bë legjendë, sepse u konsiderua si drogë nga autoritetet tona. Megjithatë dikur, në kohën time të rinisë, në këto anë shtrihej ferma e Shtoit, që furnizonte gjithë Shkodrën me rrush të shkëlqyer.

Tani ferma nuk është më, por vreshtat nuk mungojnë. Vetëm pjesa fushore e Shkodrës, ajo rreth Liqenit, regjistronte në fund të vitit 2011 më shumë se 470 hektarë vreshta, ndërkohë që kishte 180 mijë rrënjë ullinj, 28 mijë qershi, 18 mijë shegë etj. Dhe ky numër rritet nga dita në ditë. Vetëm sipërfaqja e mbjellë me bimë medicinale aromatike është më shumë se 1000 hektarë, ku vendin kryesor e zë sherebela. Këto mi thonë shoqëruesit e mi, agronomë të vjetër.

Në të djathtë të rrugës, tabela të drejton për në qendrën turistike malore të Razmës. Kam qenë atje për herë të fundit 38 vjet më parë, në mes të dimrit me borë dhe dua të shkoj përsëri. Atje nata është tjetër natë, edhe dita tjetër ditë do  thoshte Naimi. Në lartësinë mbi një mijë metër mbi nivelin e detit, ajo vlerësohej edhe në kohën e komunizmit. Por reklama e një hoteli të atjeshëm, që më vjen nëpërmjet internetit, thotë se një dhomë hoteli për një natë është 49 euro për njeri. Po të jem bashkë me të dashurën time, duhet të paguajmë 98 euro për një natë të vetme në këtë hotel.

Po mua më nervozon më tepër reklama, kur thotë se në çmim përfshihet edhe ajri i freskët. Një shëtitje në natyrë, duke mbledhur mana toke, lule, dredhëza, manaferra; një shëtitje në ajër të freskët, atje ku ajri është i thellë thotë reklama. Pra edhe a

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›