Në Shqipëri 140 mijë persona me aftësi të kufizuara

Raporti më i fundit që është bërë për personat me aftësi të kufizuar ka nxjerrë në pah se vetëm gjysma e tyre marrin ndihmë financiare ndërsa buxheti afatmesëm për këtë kategori ka vënë në dispozicion më pak fonde.
Problematikë, sipas raportit të publikuar “Down Syndrome Albania” është edhe ulja e numrit të punësimit për këtë kategori në sektorë të ndryshëm.
Raporti i parë i monitorimit të Planit Kombetar të Veprimit për personat me aftësi të kufizuar për peridhën 5 vjeçare 2021-2025 zbulon se në Shqipëri vetëm gjysma e personave me aftësi të kufizuar arrijnë të marrin ndihmë findnacire.
Elivar Golemi eksperte dhe autore e raportit të prodhuar si sipërmarrje e “Down Syndrome Albania” thotë se kjo masë përfituese është sa 5% e të gjithë popullës që e përfiton këtë ndihmë. “Vetëm 5% e popullatës apo rreth 70 mijë persona me aftësi të kufizuar që marrin ndihmën. Një tjetër zbulim i këtij raporti është fakti se buxheti afatmesëm për këtë kategori ka vënë në dispozicion 5% më pak fonde” tha zonja Golemi.
Një tjeter tregues jo pozitiv është edhe mbështetja e pamjaftueshme e këtyre personave me kujdestar. “Këta persona kanë nevojë edhe për një kujdestar, por vetëm 25-26% e personave me aftësi të kufizuar përfitojnë pagesë dhe për kujdestari”, tha Elivar Golemi, eksperte dhe autore e raportit.
Nga vlerësimet e buxhetit afatmesëm të shtetit në këtë raport, vihet re se reduktim ka pësuar edhe numri i personave me aftësi të kufizuara të punësuar në sektorë publikë, në krahasim me vitet e mëparshme. Që në 2019 është aplikuar një formë e re vlerësimi për personat me aftësi të kufizuar që përfitojnë pagesa të posaçme, me qëllim shmangien e abuzimeve.
/ rtsh.al /