E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pashkët Katolike, Imzot Arjan Dodaj: Ringjallja sjell shpresë për të gjithë për të përballuar çdo vështirësi

Është mbajtur sot takim i hapur në Katedralen “Shën Pali” duke nisur kështu kremtimi i Pashkëve Katolike dhe me këtë rast Arqipeshkvia Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj theksoi se paqja nuk vjen asnjëherë nga armët por vetëm përmes dashurisë për njëri tjetrin. Ai shtoi me tej se Ringjallja sjell shpresë për të gjithë për të përballuar çdo vështirësi.

“Shqipëria me ringjalljen e Krishtit të ketë forcën për të mposhtur dimrin demografik, jo vetëm për të përballur emigrimin, por edhe numrin e ulët të lindjeve. Ndonjëherë mendojmë se mund të dominojmë të keqen duke reaguar me një të keqe më të madhe, por kështu kemi kontribuar për një të keqe edhe më të madhe. Drama e shoqërisë sonë është se e keqja është bërë si diçka normale. Me Ringjalljen Jezu Krishti na hap dyert e shpresës. Në duelin midis jetës dhe vdekjes, jeta fiton midis forcës dhe dashurisë. Pashkët janë ftesa për një krijimtari të re”, tha Imzot Arjan Dodaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›