Një filozofi më proaktive në punën e “Avokatit të Popullit”!
Më së fundi Republika e Shqipërisë e ka “Avokatin e Popullit”! Një individ në moshë të re, i ngarkuar me ambicie dhe me një fasadë mediatike të kuruar në paraveprim, si të thuash të paramenduar me qëllimin e fitimit të konkurimit përpara “Komisionit Përzgjedhës! Në misionin e tij Ombudsman-i do duhet të ketë një figurë të pastër pa njolla, qoftë edhe nga ato që vijnë nga përfitimi në treg, fjala vjen si avokat privat, ku qytetari që ka nevojë për mbrojtje ligjore, paguan ndaj tij si “frëngu pulën”, sepse ky lloj transaksioni ende nuk është i kontrolluar tek ne! Lypet që ai të ketë një figurë me integritet, me impakt të gjerë komunikimi dhe besueshmëri në gjithpërfshirje antropologjike. “Avokati i Popullit” duhet një njeri komun, një qytetar që gjatë gjithë jetës ka mbajtur të pacënuar marrëveshjen me të vërtetën. Askujt nuk i lejojet të gënjejë! E nëse gënjen edhe “Avokati” që duhet të mbrojë liritë dhe të drejtat e njeriut në interes të popullit në raport me institucionet publike, atëherë gjendja është shumë e rëndë, gati pa shpresë! Të bësh “Avokatin e Popullit” do të thotë të kesh një filozofi komunikimi me aktivitetet më të gjëra publike si arsimi, shëndetësia, shërbimet urbane e rurale civile, pra me të gjitha ato aktivitete që sigurojnë principin bazik të lirive dhe të drejtave të njeriut, “garancitë sociale të jetës”; Kudo dhe për këdo. E drejta e jetës është e drejta e parë dhe pa respektimin e saj nuk garantohet ai kusht që formulohet si “barazia e njerëzve në dinjitetin njerëzor”! Që ky ndërveprim të ketë puls lypset komunikim antropo-institucional me pakicat kombëtare dhe etnokulturore deri në zgjidhjen e detyrës që ka lënë KiE për caktimin e një Komisioneri për pakicat, problematikë kjo që ka sjellur jo pak shqetësime në këta vitet e fundit në vendin tonë. Zgjidhjet e çështjeve të tyre, fillimisht kanë si parakusht një kuptim edukativ, ligjore e shkencore, historik dhe antropologjik, në lidhje me definicionet se ç’është një pakicë kombëtare dhe ç’është një pakicë etnokulturore në raport me shumicën autoktone dhe kohezionin civil e multikulturor të një shoqërie të hapur në epokën e globalizmit! Nëse mungon një kuptim i tillë bazuar në “Konventën Kuadër” të KiE-s për pakicat dhe “Konventës” së KiE-s për gjuhët e pakicave dhe gjuhëve rajonale, atëhere puna e “Avokatit të Popullit” fillon me sigurimin në parim të një çezme për një dyzinë familjesh rome buzë lumit të Lanës, që drejtori i “Ujësjellësit” në Tiranë zoti Dollapi( i vetmi drejtor në glob që nuk di të përdori kompjuterin dhe mban shënime në copa letre) i premton në takimin e tyre të parë “Avokatit të Popullit”! Ka një problematikë më të gjerë! Në Shqipëri ka një popullësi Rome mbi 100.000 të shtrirë në të gjithë territorin, që jeton në kushte higjenike mizerabël, duke qenë njëkohësisht edhe popullësi që shet gjakun e trupit për përfitim! Tani duhet që në kuadrin e programit të BB e Fondacionit Soros dhe institucioneve shqiptare, përfshi ekzekutivin e lartë, të ndiqet me përparësi çfarë po bëhet për integrimin e kësaj popullsie shqiptare! (Autori i këtyre rradhëve e ka gati një projekt të plotë, të konsultuar dhe miratuar nga partnerë relevantë ndërkombëtar, të titulluar: “Romët janë shqiptarë që duan të integrohen). Puna e “Avokatit të Popullit” si institucion në marrëdhënie më pakicat në përgjithësi dhe me ato minoritete të margjenalizuara në veçanti kërkon në mënyrë kushtëzonjëze, njohuri dhe dije shkencore, plan veprimi me afate dhe me objektiva, bashëkpunim me grupet e interesit, besueshmëri reciproke dhe garanci për partnerët ndërkombëtar në kuadrin e procesit të integrimit europian të vendit! Sot jemi përballë një deklarate që “pakicat kombëtare” dhe forcat politike parlamentare që përfaqësojnë drejtpërsëdrejti ato, nuk e njohin Censusin 2011! Deklarata e zotit Dule është e qartë, në dritë të diellit dhe e bazuar me argumente mjaft serioze! Por, një qëndrim i tillë u prit me heshtje nga “Avokati i Popullit” si “in persona” dhe si institucion!
* * *
Në vende të pa zhvilluara dhe me traditë të shkurtër institucionale demokratike si Shqipëria (tipari themelor antroplogjik ka qenë “historikisht të bashkuar për të luftuar, historikisht të ndarë për të bashkëqeverisur”), roli i OMBUDSMAN-it është që jo vetëm të përpiqet për garantimin dhe mbrojtjen e “lirive dhe të drejtave të njeriut” në marrëdhënie institucionale me “Administratën Publike” por njëkohësisht të veprojë si një faktor unikal, që të sigurojë një sinergji ndër-institucionale dhe mbarë shoqërore me objektiv: Edukimin e antropoindividit shqiptar me qëllim shëndrimin e tij në “institucionin individ” si një i tillë demokratik, i përgjegjëshëm dhe i vetëdijshëm e proaktiv në njohjen dhe zbatimin e të drejtave të njeriut. Të formojmë edukatën dhe kulturën për “liritë dhe të drejtat e njeriut” në funksion të një demokracie funksionale bazuar në një plan veprimi, sipas kritereve të “liberal demokracisë” perëndimore: Nuk ka të drejta pa përgjegjësi; Nuk ka autoritet pa demokraci! Është pikërisht ky institucion i “Avokatit të Popullit” që ndihmon që demokracia të takohet me lirinë, aq të keqkuptuar dhe keqpërdorura tek ne dhe nga ne, në këto 20 vite tranzicion! Nëse nuk ka një vizion të tillë për filozofinë e veprimit të institucionit të “Avokatit të Popullit” në të cilin punojnë individë mjaft të spikatur dhe me përvojë, atëhere, ky institucion kaq i rëndësishëm dhe mjaft i domosdoshëm në shoqëritë demokratike, mund të rezultojë në një zyrë ankesash dhe në takime ndër-institucionale ku secila palë jep argumentet e saja por se problematikat nuk marrin zgjidhje! Një nga 12 kushtet e BE-s për statusin kandidatë të Shqipërisë, është ajo me numrin 10-të, zgjidhja e çështjes së pronës në Shqipëri! Nuk jemi në dijeni nëse Zoti Igli Totozani, në detyrën e “Avokatit të Popullit” tashmë, dhe jo të të ftuarit permanent të një media audiovizive dje, ka ndonjë “master plan” për këtë çështje madhore të shqiptarëve dhe të integrimit! Në dijeni të tij dhe të tjerëve, palëve të interesuara dhe atyre që paguhen nga taksapaguesit për ta zgjidhur këtë problematikë të ngërçizuar, po citojë John Lock-un se ç’farë thotë: “Çdo pushtet jepet me besimin për arritjen e një qëllimi të caktuar dhe është kufizuar prej këtij të fundit. Kur këtë qëllim e shpërfillim haptas ose i kundërvihemi, besimi me doemos bie dhe pushteti kthehet në duart e atyre që e dhanë e që mund t’a rijapin, ku mendojnë se është më mirë, për sigurinë dhe mirëqënien e tyre. Kështu komuniteti e ruan përherë pushtetin suprem për ta shpëtuar veten nga tundimet dhe synimet e kujtdo, madje edhe të ligjvënësve të vet, kur këta janë kaq të marrë apo aq të djallëzuar sa të përgatisin dhe të vënë në jetë plane kundër lirisë dhe pronave të shtetasve”. (John Locke, “Traktati i dytë mbi qeverisjen”, botimi shqip faqe 176). Trinomi i të drejtës së “jetës-pronës-lirisë” përbën “gurët e themelit” të një shoqërie demokratike si në aspketin antropologjik edhe në atë antropo-institucional e ligjoro-institucional! Është pikërisht institucioni i “Avokatit të Popullit” që me pozicionin institucional e funkional që ka, me atributet që i njeh Kushtetuta dhe ligji, si dhe me filozofinë që ndërton (duhet të ndërtojë, tek ne ende mungon) e cila udhëhiqet nga “aksioma”: Popullin nuk e ndërojmë, politikanët po me zgjedhje një herë në katër vjet. Do duhet të mbajë përgjegjësinë e përditëshme se ç’ndodh me jetën e çdo njeriu dhe si abuzohet mbi të, ç’ndodh me pronën e çdo individi dhe si mbrohet apo rikthehet e kompesohet ajo me ligj, ç’ndodh me lirinë e çdo njeriu dhe si njihet e zbatohet ajo si e drejtë kushtetuese; dhe jo si dhuratë apo premtim mjeranë dhe shpesh poshtërues, që merr trajtnë e thërimeve të dhuruara pasi të është marrë “llokma”! Në 100-vjetorin e Migjenit një “permendore e dhimbjes njerëzore” e (ri)solli vdekjen duke marrë jetën e një foshnjeje katër muajshe që ngriu nga të ftohtit! Merreni këtë shtatore të vitit 2011, Zoti Igli Totozani, O “Avokati i Popullit”(!!!) dhe shpjereni atje ku bëhen ligjet, atje ku (s)jepet drejtësi, atje ku “barkëmëdhenjtë” llomotisin duke shtërnguar qafat e trashura me papion! O zot, o poet largpamës i dhimbjes, sa hipokrizi ka ky realitet, madje sa shumë cinizëm! 40 minatorë kanë mbetur të bllokuar, zoti “Avokat i Popullit” dhe pikërisht në këto ditë ju nuk jeni atje, por në takim me drejtues ndërkombëtar dhe të ekzekutivit! Po ja që populli nuk është atje, nuk është në zyrat e ngrohta, nuk është në restorantet luksoze, nuk është në apartamentin e gjerë dhe komod!
Po të kujtoj zoti “Avokat” se kur minatorët kilian mbetën nën tokë, presidenti i atij vendi nga gushti deri në dhjetor, qëndroi atje në grykë të galerisë, derisa i nxorrën të gjithë minatorët të gjallë! Po ti ku je zoti “Avokat i Popullit Shqiptar”?! Shko fli vetëm një natë atje ku njerëzit janë të bllokuar nga bora, atje ku flihet edhe pa ngrënë bukë, si në një fshat të Elbasanit, atje ku plerat vranë nga ngarkesa bakteriale ( në Shqipëri është e pakontrolluar kjo ngarkesë sepse nuk ka buletin permanent) dy vajza të reja, dhe ai rreth quhet Librazhdë! Ju keni heshtur si institucion edhe si prononcim human! Alenaca për një “Shqipëri pa Plehra”, fillojë nga puna për mbledhjen e 50.000 firmave për Referendumin Qytetar që konsiderohet si forma më e mirë e qeverisjes, atje në Zvicër ku Ju keni studjuar për “pakëz” kohë, Zoti Igli Totozani, “Avokat i Popullit shqiptar”! Por do të donim pozicionimin tuaj! Në ç’anë jeni ju, në atë të njerëzve apo në atë të pushteteve! A keni ju një planë zoti “Avokat i popullit, me popullin dhe për popullin” që me bazë ligjore dhe nënligjore, në çdo qendër banimi të ketë disa matësa pubik urban, nën-urban dhe rural, të temperaturës, lagështirës dhe gazit karbonik (CO2) si edhe ndodh në vendet e përparuara! Nëse nuk e keni po ua dhuroj unë këtë ide-projekt, ndaj në marrëveshje me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, mund ta merrni këtë nismë që mund të realizohet brenda një tremujori! Kështu në çdo mënjgjez Zoti Avokati Totozani do takoheni me mushkritë e njerëzve dhe me frymëthithjen dhe frymënxjerrjen e tyre! Përtej asaj çezmës buzë Lanës, duhet parë një problem më i rënësiëshëm dhe më jetësor! Cilësia e ujit të pishëm në Shqipëri! Sipas ligjit mbi ushqimin, në “REPUBLIKËN e SHQIPËRISË”, uji konsiderohet ushqim, dhe për cilësinë e tij mban përgjegjësi institucionale edhe “Avokati i Popullit”! A keni ju një plan Zoti Igli Totozani për këtë problematikë? Tek ne ndodhi që fëmijët e Poliçanit nga uji i ndotur morën hepatitin! Nuk e di nëse e kani parë filmin “Erin Brokoviç” me Julia Roberts, zoti Totozani, bazuar në një ngjarje të vërtetë, se si punohet në botë për cilësinë e ujit të pishëm dhe për ujërat në tërësi! Do të ishim të interesuar ta botoni projektin tuaj të konkurimit që paraqitët para “Komisionit Kompetent”, i cili u (para) klasifikoi fitues! A keni ju ndonjë projekt për iniciativë ligjore, që do të detyronin ekzekutivin në të gjitha nivelet për të disiplinuar punimet inxhinerike nëntokësore e në veçanti ujërat e zeza, sepse po notojmë mbi to pa ndonjë prespektivë afatgjatë shpëtimi! A keni dijeni ju zoti “Avokati i popullit shqiptar” se; qeveria japoneze, me një investim 300 milionë $, do të mbështesë një masterplan, realizimi të cilit do të zgjasi deri në vitin 2021, që do të shërbejë për disiplinimin e ujërave të zeza të Tiranës dhe zonave për rreth. Përfshihen në këtë disiplinim inxhinerik nëntoksor ndërtimi i 184 km linjë tubacionesh kryesore e sekondare, si dhe 20,6 km tubacione kolektorësh kryesorë dhe dy stacioneve të pompimit dhe pastrimit? Nëse e dini, atëherë “përvishjuni punës” për të parë se ç’bëhet me këtë projekt sepse ka disa vite që duhej të niste, para se zoti Lulëzim Basha ta merrte postin e kryebashkiakut, kur kishte ende postin e ministrit të linjës edhe për këtë investim! A keni ndonjë plan për iniciativa ligjore për mbrojtjen e natyrës, pyjeve, lumenjëve, liqeneve apo deteve, zoti “Avokat i popullit shqiptar”? Nëse po, ju lutem bëheni publik dhe nxisni shoqërinë civile dhe masën antropologjike që të përfshihet në mbrotjen e natyrës sepse me iniciativë të zotit Jaque Chirac, kjo marëdhënie njeri-natyrë është futur tek “liritë dhe të drejtat e njeriut”, madje propozimi qe që, të përfshihej tek “Karta e OKB-së” “për Liritë dhe të Drejtat e Qytetarit”! Varfëria është një ‘fill i zi’ në historinë e popullit tonë. Edhe në këto dy dekada të fundit me gjithë ndryshimet e mëdha, polarizimi është theksuar dhimbshëm! Në qershor 1977, OKB-ja organizoi “Konferencën Botërore, për vitin Ndërkombëtar të Gruas”! Në atë forum tronditi shumë ajo çka tha ish-presidenti i Meksikës Echeveria: “Nuk ka grua më të diskriminuar se ajo, e cila nuk ka bukë, nuk ka shkollë, nuk ka ilaçe për fëmijët e saj. Kjo është forma më e keqe e shfrytëzimit dhe diskriminimit ndaj një gruaje…!” Varfëria është e keqe jo vetëm se nuk lejon prosperitet, zhvillim dhe shijim të lirisë, jo vetëm se prodhon kriminalitet dhe inkriminim edhe të fëmijëve, por se në familje të varfëra lindin dhe riten fëmijë të varfër! A keni ju ndonjë masterplan për iniciativë ligjore e nënligjore me qëllim kurimin e varfërisë tek fëmijët zoti “Avokat i popullit shqiptar”? P.sh, sipas modelit britanikë që u morr edhe nga francezët, që me një projekt 15-vjeçar 2005-2020, në këto vende të mos numërohet më asnjë fëmijë i varfër! Kërkesa shkon deri atje që të përcaktohet në “capita in come”(të ardhurat për frymë) se sa duhet të jetë niveli dysheme i të ardhurave në familje që fëmija të mos preket nga varfëria. Ndoshta e dini që, edhe në Greqinë e sotme të “krizës tragjike”, u mor një nismë që fëmijët e varfër të rimbursohen deri në 2 euro që të mos jenë të pangrënë sa t’ju bjerë të fikët në klasë si edhe ndodhi! A keni në “megaprojektin” tuaj të vlerësuar si më i miri nga “Komisioni Socialist Përzgjedhës” ndonjë projekt për kohezionin social sepse jeta, dinjiteti, shëndeti, edukimi, shërbimet sociale, vdekja është njësoj e vlerësuar për cilindo shqiptar nga “Vermoshi në Konispol”, zoti “Avokat i Popullit Shqiptar”? Nëse jo, shikoni ligjin Borlo, kështu u quajt në Francë ligji i aprovuar në 20 dhjetor 2004, që nxit të gjithë faktorët e pushtetit qëndror dhe lokal për një zhvillim të harmonizuar gjithëterritorial! Ndryshe, nëse nuk realizohet hap pas hapi ky kurim antropo-urnan dhe antropo-ekonomik e social, Shqipërisë, atdheut tonë të dashur që mbush këtë vit 100 vjet shtet i pavarur, i mbetet të shkojë në Europë, si një vend me diferenca të thella ekonomike në strukturën e popullësisë si dhe aspektin hapsinor e zonal, zoti “Avokati i Popullit Shqiptar”, Igli Totozani! Kjo nuk është vetëm përgjegjësia juaj, kurrësesi, është e “komisionit-përzgjedhës”, “deputetëve të opozitës”, që ka një program për “Rilindje Shqiptare”, është e Parlamentit që nuk të refuzoi, është e institucioneve të gjithë niveleve, është e shqiptarëve që si popull më së fundi kanë edhe një “Avokat” që pritet të provohet si i tij!!