Opozita, tre variante per ndryshimin e KQZ Qamil Xhani
Partia Socialiste dhe aleatet e saj do te kerkojne korrektim kombetar te sistemit zgjedhor aktual, por nuk do te paraqesin kushte ndaj mazhorances. Vendimi eshte marre dje ne mbledhjen e zhvilluar me kryetarin e Partise Socialiste dhe anetareve te tjere te koalicionit "Aleanca per te Ardhmen". Nderkohe qe ne takimin e djeshem, kreu i PS-se dhe aleatet kane diskutuar tre formula per perberjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Drejtuesit e koalicionit opozitar kane mbeshtetur formulen per zgjedhjen e anetareve te KQZ-se me anetare te pavarur, te zgjedhur me nje procedure te vecante. Varianti i dyte eshte zgjedhja e anetareve te KQZ-se me juriste dhe gjyqtare qe do te propozohen nga partite dhe varianti i trete synon qe anetaret e KQZ-se te propozohen nga partite, por duke kthyer edhe propozimet qe me pare i bente Presidenti dhe Keshilli i Larte i Drejtesise. Tre variantet e perberjes se KQZ-se do te propozohen ne mbledhjen e radhes te Komisionit per Reformen Zgjedhore. Ne takim e djeshem kane qene te pranishem kreu i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi; kreu i PDS-se, Paskal Milo; kreu i PDK-se, Nard Ndoka dhe kreu i PSV '91, Petro Koci. Nderkohe qe ne takim ka marre pjese dhe nga sekretari per Ceshtjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe sekretari per Koalicionin, Ndre Legisi. Gjiknuri ka njohur aleatet me qendrimet e mbajtura ne Komisionin per Reformen Zgjedhore dhe kerkesat e opozites. Ne lidhje me ndryshimin e sistemit, anetari i koalicionit, Prec Zogaj, u shpreh se reforma zgjedhore nuk mund te behet vetem nga njera pale. "Opozita eshte e gjitha ne nje mendje per nevojen e korrektimit kombetar. Por, natyrisht opozita do te vazhdoje te kontribuoje me perfaqesuesit e vet qe kjo kerkese te realizohet, por pa u bere pengese per realizimin e kerkesave te tjera", tha dje Zogaj. Ai theksoi se mes aleateve ka pasur dakordesi per te arritur plotesimin e kerkesave qe lidhen me gjithe procesin zgjedhor. "U shpreh dakordesia e te gjitha partive te koalicionit, per nje reforme zgjedhore qe te garantoje zgjedhje te lira dhe te ndershme ne te gjithe elementet e saj, ne te kater shtyllat kryesore e platformes se perbashket qe kjo opozite ka firmosur. Duke filluar me parimin 'Nje qytetar nje vote', duke vazhduar me numerimin elektronik, me rindertimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, pra ne teresi per nje administrim te ri te zgjedhjeve edhe ne baze te rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it", tha Zogaj. Zogaj ka theksuar se nje proces i rendesishem eshte administrimi korrekt i zgjedhjeve. "Ne jemi te interesuar te nje administrim korrekt dhe te zgjedhjet e lira dhe te ndershme, ne kuptimin qe voton cdo qytetar vetem nje here dhe jo dy here, vota e gjithsecilit qe hidhet te numerohet ne menyre korrekte, nuk ka trafik vote e keshtu me radhe...por, natyrisht qe sistemi eshte pjese e platformes sone",- tha Zogaj.
Perfaqesuesi i opozites ka theksuar se teme e dialogut mes aleateve nuk ka qene ceshtja e krijimit te nje konfederate te majte. Ai ka theksuar se partite qe kane shprehur deshiren per krijimin e konfederates, jane te interesuara te forcojne koalicionin me Partine Socialiste. "Nuk u diskutua per ceshtjen e krijimit te nje konfederate nga tre parti te majta, sepse te tre partite e majta qe jane aleate te PS-se ishin te perfaqesuara ne kete tryeze me kryetaret e tyre dhe natyrisht qe, ide apo opsione te tilla jane artikuluar ne rrethana te tjera. Keto tri parti jane te interesuara qe te forcojne koalicionin me PS",- tha Zogaj.