Gjana: Partia e Topit, pse nuk shkakton dot firo ne PD Eva Gjura
Deputeti i Partise Demokratike, Jemin Gjana, gjate nje interviste dhene dje per gazeten "Koha Jone", komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. Duke u ndalur te deklarata me e fundit e bere nga disa ish-funksionare te PD-se per krijimin e nje partie tjeter, e cila do te kishte ne perberjen e saj ish-funksionare deputete dhe zyrtare te PD-se, Gjana thote se krijimi i kesaj partie nuk sjell asnje problem per PD-ne dhe shton: "Aq me pak kur behet nga njerez te cilet ne vite kane treguar se prapa tyre nuk kane ndonje rreshtim politik dhe nuk kane sjelle apo votuar per PD-ne dhe kjo u pa edhe ne rastin e fundit se ku e dergoi voten e tij Bamir Topi". Gjana thote se te ikurit do te kene fatin e shume te tjereve, te cilet pas disa vjetesh do te kerkojne te kthehen serish ne partine meme. Duke u ndalur te debati i dites per zgjedhjen e presidentit, deputeti Gjana thote se ky proces eshte i percaktuar fare qarte ne Kushtetute, por eshte opozita, ajo qe po kerkon ta perbalte kete proces. Deputeti demokrat e quan te pavend krahasimin qe i behet zgjedhjes se presidentit ketu me ate te Kosoves, duke thene se s'ka asnje te perbashket ne Kushtetutat e dy vendeve. Gjithashtu, ai mbeshtet idene e zgjedhjes se presidentit nga radhet e politikes.
Ka nisur diskutimi per zgjedhjen e presidentit. Opozita pretendon se mazhoranca nuk mund ta zgjedhe e vetme, pasi nuk ka kuorumin. Ndaj kerkon nje president konsensual. Ne gjykimin tuaj, sa qendron pretendimi i opozites?
Mendoj se eshte nje perpjekje vetem per ta perbaltur procesin, meqenese tashme afati i zgjedhjes se presidentit eshte ceshtje muajsh. Me ndryshimet kushtetuese qe u bene ne 2008, projektimi kryesor ishte qe zgjedhja e presidentit te mos shnderrohet me ne nje ngerc politik, sepse ne dy raste pararendese, edhe kur eshte zgjedhur zoti Moisiu, edhe kur eshte zgjedhur zoti Topi, zgjedhja e presidentit ishte nje procedure, nje debat pa fund, duke prodhuar nje ngerc, i cili mund ta fuste vendin ne spiralet e zgjedhjeve te perseritura. Ajo cfare eshte synuar me ndryshimet kushtetuese te 2008, per te cilat palet kane rene dakord, ka qene per ta lehtesuar procesin dhe per t'i dhene mundesi seciles pale qe eshte ne mazhorance, per ta zgjedhur presidentin me votat e saj. Nuk behet fjale per kuorume, behet fjale per seancat e zakonshme parlamentare. Po te vini re ne cdo seance plenare sa here qe mbyllet diskutimi ne parim i projektligjeve, i projektvendimeve, i miratimit te marreveshjeve dhe cdo gje tjeter, gjeja e pare qe behet, verifikohet kuorumi dhe me kuorum, sipas Rregullores se Kuvendit, behet fjale per 50 % plus 1, i numrit te deputeteve qe ka Kuvendi. Nese ky kuorum eshte prezent, ne cdo moment Kuvendi ka te drejte te filloje proceduren e miratimit te projektligjeve, te projektvendimeve dhe te marreveshjeve te rezolutave, e gjithcka tjeter, te cilat mund te miratohen edhe me 36 deputete, mjafton qe te jene prezent ne salle 71 deputete, pra 50% plus 1. Ne Kushtetute nuk behet fjale per kuorum, as per kete kuorum te miratimit te projektligjeve, projektvendimeve, apo te marreveshjeve te tjera qe miraton Kuvendi. Eshte thjeshtesuar procedura, eshte lene qe ne 3 raundet e para te mund te behen perpjekje per te miratuar presidentin me nje numer te cilesuar votash, qe jane 84 dhe nese jo, shkohet ne nje votim me kuorum te thjeshte, pra me 71 deputete qe duhet te jene prezent, te cilet, sipas rregullores, dhe ata mund te votojne dhe te miratojne projektligje dhe projektvendime me 50% plus 1, por ky Parlament nuk ka bere miratime te tilla, nuk ka miratuar projektligje pa 71 vota. Kjo eshte nje tymnaje, e cila eshte vetem per te perbaltur procesin dhe per te mbajtur nen vemendjen e opinionit publik nje ceshtje, e cila eshte zgjidhur mes paleve me ato ndryshime qe jane bere ne 2008.
Duke mbetur te presidenti, opozita pretendon se rasti yne eshte i ngjashem me ate te Kosoves, ndaj nese mazhoranca e zgjedh e vetme presidentin, ata pritet t'i drejtohen Gjykates Kushtetuese. Kane ngjashmeri, kane argument ligjor per pretendimin e tyre?
E para, nuk kane argument, sepse nuk ka ngjashmeri mes Kushtetutave te dy vendeve, nuk ka ngjashmeri mes percaktimeve proceduriale, kushtetuese dhe ligjore mes Parlamenteve te te dy vendeve. A mund t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese PS-ja? Si cdo rast tjeter eshte ne te drejten e saj te beje te gjitha llojet e zgjedhjeve, por nuk ka asnje lloj ngjashmerie dhe nuk mund te perdoret precedenti i nje vendi tjeter ne Shqiperi. Shqiperia, fare mire, mund te perdore dhe te kete si argument precedentin ne vendin e saj dhe ne zgjedhjet e 2007. Ky precedent eshte, sepse ne jemi perpjekur tre here qe te mund te votonim dhe vetem heren e katert kemi mundur qe te bejme 84 vota. Ne tre raundet e para nuk kemi pasur numer dhe nuk eshte bere kurre fjale per kuorum, madje po te kujtojme 2002-shin, edhe 2007-ten, pati nje ngerc, i cila u jepte mundesi paleve politike te rrisnin shkallen e konfliktualitetit. Me ndryshimin e Kushtetutes ne 2008, jo vetem qe nuk behet fjale me per kuorum, por eshte thene edhe nese nuk paraqitet asnje kandidat ne gare, mjafton qe Kuvendi te mblidhet, te hape seancen me 71 veta, qe eshte kuorumi i zakonshem dhe te filloje punen me rendin e saj te dites, mes te cilave mund te jete edhe zgjedhja e presidentit. Nuk paraqiten kandidatet, nuk paraqiten deputetet me vullnetin e tyre apo me yshtjen e aktoreve politik, qe nuk duan t'i lene te vijne e te marrin pjese. Kjo eshte nje ceshtje te cilen ne e kemi zgjidhur. Kemi thene, jo qe per kuorum nuk behet fjale dhe nuk ka percaktim per kuorumin ne dispozitat tona kushtetuese, por dhe ne qofte nuk kemi fare kandidat ne njeren prej tre raundeve, ai quhet raund i ezauruar dhe pritet raundi i katert, per ta votuar me shumicen e thjeshte.
Po artikulohen disa emra nga mazhoranca si kandidate te mundshem per postin e presidentit, sic eshte ai i Topallit, i Bejes apo ndonje tjetri. Nderkohe qe Fatos Nano eshte vete shpallur kandidat deri me tani. Mendoni qe presidenti duhet te jete nga politika dhe konkretisht, nga radhet e PD-se apo duhet te jete jopolitik?
Ne jemi ne nje sistem parlamentar, nuk jemi ne nje sistem presidencial apo gjysme presidencial. E kemi lene zgjedhjen e presidentit te behet ne Kuvend. Zgjedhja e presidentit ne Kuvend, sidomos me ndryshimet e 2008-s, me nje shumice jo me prej 84, por me 71 vota, ne projektin politik do te thote se presidenti eshte i ardhur nga radhet e nje shumice politike dhe nuk gjej asnje arsye, pse presidenti te mos jete nga radhet e politikes. Une besoj se keni bere eksperimente te te dyja natyrave, e kemi marre nga jashte radhes se politikes, sic ishte rasti i z. Moisiu, edhe ne tre rastet e tjera kemi parasysh Berishen ne zgjedhjen e tij te pare, si presidentin Meidanin dhe se fundmi, Topin. Qe te tre kane qene njerez te niveleve te larta te politikes te partive nga kane ardhur. Nuk ka rezultuar se meqe kane ardhur nga radhet e politikes kane mbetur peng i partive nga kane ardhur. Kjo ilustrohet lehtesisht me qendrimet e Meidanit dhe me qendrimet e Topit. Nuk shoh asnje arsye qe te jete jashte radhes se politikes. A ka potenciale? Une mendoj se PD-ja ka potenciale, ka individe te cilet qe nga fundi i viteve '90 e deri me sot, kane milituar ne kuptimin pozitiv te fjales ne strukturat e PD-se, ne nivele te ndryshme te ekzekutivit te qeverisjes, qe kane eksperience qe njihen, qe kane ekspertizen e duhur per problemet e vendit. Ndersa per emrat, une mendoj se jane disa stisje mediatike, sesa eshte ndonje qendrim i shpallur ose i parashpallur, sic ndodh zakonisht. Te pakten, une vazhdoj t'u besoj deklarimeve te kryetarit te mazhorances z. Berisha, qe ende nuk ka nje emer per kete ceshtje, se po te kishte mund te kishte filluar te lancohej, por nuk ka. I mendoj si ceshtje qe jane te stisura mediatikisht. Une mendoj se nuk ka arsye qe emri i presidentit te diskutohet qe sot, do te afrohet periudha. Strukturat drejtuese te mazhorances do te ulen te gjykojne, natyrisht nje gjykim qe do te jete edhe i strukturave te PD-se, por edhe i aleateve, sepse me 71 vota kemi parasysh edhe grupimin e aleateve, qe do te kete mirebesimin e mazhorances per t'u shpallur pastaj si kandidat.
Pritet krijimi i nje partie te re nga Bamir Topi, e cila shkeputet nga e djathta. Anetare te saj pritet te jene ish-zyrtare dhe funksionare te larte te PD-se. Cili eshte komenti juaj per kete shkeputje? E demton kjo PD-ne?
Partine e re mund ta krijoje Topi dhe kushdo tjeter. Shqiperia i ka nja 130 apo 140 parti politike dhe mund te krijohet edhe nje tjeter. Une e kam thene edhe me pare, qe nuk e demton PD-ne dhe jam i bindur ne kete qe them. Pse e them kete? Sepse individet qe une shoh te shperfaqen edhe me deklarime dhe me qendrime, per hir te se vertetes, sic kane hyre edhe kane dale nga PD-ja dhe nuk eshte se ndonjehere kane qene votues me rreshtim nga prapa per Partine Demokratike. Keshtu qe nuk eshte ndonje problem, ketu behet fjale per disa emra, dikush flet per Meksin, dikush flet per Dostin, dikush tjeter flet per Shehin, dikush flet per Koplikun, per Mustafajn, Biberajn etj. Une besoj se e kryen radhen e tyre te PD-ja, e pane qe nuk moren ate qe ata kane menduar, u distancuan ne kohe te caktuar dhe nuk mendoj se i sjellin ndonje dem PD-se. A mund te grupohen te gjithe keta ne nje parti politike? Eshte ne te drejten e tyre, por nuk besoj se ne 2009-n dhe ne 2011-n ata kane sjelle vota te PD-ja dhe ne do ne na deshtoje fakti se ne 2013-n nuk do t'i sjellin. Jo, s'i kane sjelle as ne 2009-n dhe as ne 2011-n votat te PD-ja. Ndaj une e kam deklaruar dhe vazhdoj t'i qendroj deklarimit tim, se ata nuk kane qene votues te PD-se se bashku me ndonje rreshtim, qe ata mendojne se kane nga prapa, i cili mbetet per t'u provuar. Do te mbledhin vota, te cilat ata vete e dine se ku i kane cuar. Ne nje rast u be publike se ku e ka cuar edhe vete zoti Topi voten e tij.
Disa nga emrat qe ju permendet, per vite te tera kane pasur poste shume te rendesishme ne PD. Ju duket normale qe tani kur nuk jane me ne postet e larta, dalin dhe deklarohen kunder PD-se?
Kjo eshte ceshtje zgjedhjeje. Kete se kane bere vetem keta qe jane, duke u menduar per t'u grupuar rreth zotit Topi per krijimin e nje partie. Kjo eshte e disata parti, sepse mund te them se ka pasur parti te tjera edhe nga ish-funksionare e partiake te strukturave te PD-se, te fillimit te viteve '90. Kjo nuk eshte hera e pare. Do ta provojne dhe besoj se do te shkojne ne te njejtat rruge qe kane shkuar dhe nje pjese jo e vogel, te cilet e kane lene PD-ne, kane mbetur te stopuar, kane krijuar formacione te tjera politike, i kane shperbere ato dhe me ne fund, jane kthyer ne gjirin e memes.
Mendoni se PD-ja duhet te kete kujdes ne zgjedhjen e emrave per te mos investuar per njerez, te cilet nuk ia kthejne kete investim partise?
Tek investimi une bie dakord, qe humbje eshte. Si ne cdo rast, edhe ne politike, mbi nje individ investohet, nje specialist dhe nje ekspert nuk behet i tille, sapo le bankat e shkolles. Investohet mbi te, duke i dhene vend ne strukturat e ndryshme te drejtimit ne strukturat e ekzekutivit, etj. Ai krijon nje njohje, krijon nje ekspertize dhe behet gjithnje e me i vlefshem. Ne fund te fundit, edhe politika profesion eshte. Cdo force politike, e cila ka investuar mbi individe te caktuar, sigurisht qe ata kane edhe kontributin e tyre individual, por eshte edhe partia politike qe i ka perzgjedhur, sepse numri i atyre qe mund te perzgjidhen eshte shume i madh, por vendet jane te kufizuara jane perzgjedhur, jane adresuar ne pozicione politike, por dhe pushtetare dhe ne nje moment te caktuar, largohen. Natyrisht qe kjo eshte nje humbje investimi. A duhet bere kujdes? Natyrisht qe duhet bere, gjithnje e me shume kujdes, por varet dhe nga personaliteti, nga dinjiteti, nga shtylla kurrizore e secilit.