E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Shqiperi rrjete teorganizuara pedofilie

TIRANE- Cdo dite rreth 1200 femije qe lypin ne rruge jane te ekspozuar dhe te rrezikuar te behen viktima te pedofileve qe levizin te lire ne kryeqytet. Kryetari i Shoqtes per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve Altin Hazizaj ben me dije se fenomeni i pedofilise ne Shqiperi ka mare permasa te gjera dhe funksionin ne rrjete te organizuara.
Para disa kohesh keni thene qe ne Shqiperi ekzistojne rrjete te organizuara pedofilie a vazhdoni ta mbeshtesni kete ide dhe ku bazoheni
Po i qendroj te njejtes bindje dhe e perforcoj edhe njehere qe ne shqiperi ekzistojne rrjete te mire organizuara te pedofilise. Arsyetimi me i thjeshte fakti qe kemi rastin e dy femijeve si raste te fundit qe jane shfrytezuar per prostitucion nga Korca deri ne Tirane pa diskutim do te thote qe aktiviteti kryhet ne grupe te organizuar qe kane persona drejtues ne qytetet kryesore. Nje femije nuk del vete ne rruge dhe gjen klientet. Informacioni se nje femije shfrytezohet nga dikush per prostitucion qarkullon nga njeri pedofil tek tjetri dhe ne kete menyre gjenden klientet per kete femije. Po te shikosh strukturen e rastit dhe se si perfundojne te arrestuarit per abuzime seksuale me femijet dallohet qarte se veprohet ne nje rrjet te mire organizuar ku shfrytezuesit njihen me njeri-tjetrin.
Cilet jane femijet qe jane me te ekspozuar dhe me te prirur te behen viktima te pedofileve
Femijet qe jane me te ekspozuar dhe me te rrezikuar ndaj pedofilise jane pa dyshim femijet e rruges. Nga statistikat me te dhena te perafruara rezulton se cdo dite ne rruget e Tiranes dalin lypin dhe shfrytezohen me teper se 1200 femije. Ne po te njejten mase rrezikshmerie jane femijet qe vijne nga familje ekstremisht te varfera femijet qe vijne nga familje me probleme ku prinderit kane ushtruar prostitucion jane mare me droge etj.
A ka raste te reja te denancuara kohet e fundit
Nuk ka informacion konkret per rastet e reja sepse ato mbahen nga policia por mund te them se fenomeni po perhapet me ritme te shpejta. Nuk ka statistika te sakta se sa mund te jete numri i femijeve viktima te abuzimeve nga pedofilet por deri nje vit me pare jane shenuar rreth 35 raste ne vit. Nderkohe per shkak se ceshtja e Seksit ne Shqiperi eshte tabu shume viktima nuk i denoncojne abuzimin me ta.
A ekziston ne shqiperi nje sistem i mire organizuar per parandalimin dhe ndeshkimin e autoreve qe abuzojne me femijet
Mendoj se Prokuroria nuk po ben nje pune aspak te mire ne lidhje me ndershkimin e pedofileve qe abuzojne me femijet shqiptare. Ne qofte se ne cdo vend te botes ne nje rast pedofilie perfundon ne pranga jo vetem tutori por gjithe rrjeti i pedofilave qe kane abuzuar me femijen viktime sepse keta persona jane te rrezikshem per shoqerine dhe rasti mund te perseritet ne shqiperi hetimi nuk cohet deri ne fund. Pasi zbulohet rasti prokuroria le hetimet pergjysme dhe mjaftohet me arrestimin e vetem njerit nga kriminelet.
Cfare masash duhen mare per te mbrojtur femijet nga pedofilet
Ne te gjithe boten ekziston nje rregjister ku figurojne emrat e personave te akuzuar per pedofili. Ne Shqiperi nuk ka nje te tille. Ne shqiperi gjithkush mund ti afrohet nje femije pa asnje pengese. Vete femijet duhen edukuar dhe mesuar qe te mos lejojne personat qe hasin cdo dite tu afrohen dhe ti prekin. 23 e telefonatave qe bejne denoncime te ne vijne nga te rinj te grupmoshes 9-17 vjec qe denoncojne dhunimin nga prinderit.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›