Totozani: Avokati i Popullit larg ndikimeve politike

Ai zhvilloi një takim me ambasadorin e Holandës në Tiranë, z. Henk Van Del Dool, ku theksoi se Avokati i Popullit do të jetë gjithnjë në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Ambasadori holandez kërkoi që pikat më të rëndësishme të raportit vjetor që i është dërguar Parlamentit, të përmblidhen në një material të përkthyer në gjuhë të huaj dhe t'u dërgohet ndërkombëtarëve.
Ambasadori holandez, në emër të shtetit që ai përfaqëson, premtoi asistencë teknike për institucionin. Në fund të takimit Ambasadori i Holandës shprehu dëshirën e Ombudsmanit (Avokati i Popullit) të Holandës për të vizituar Institucionin e Avokatit të Popullit, vizitë që do të realizohet në një të ardhme të afërt. /Start/
2012-03-05 16:49