Në Tetor nisin aplikimet për llotarinë amerikane
TIRANE-Ambasada Amerikane në Tiranë bëri të ditur sot se, periudha e aplikimit për LLotarinë Amerikane (Viza e Shumëllojshmërisë - DV) fillon më datë 4 Tetor 2011, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe përfundon në orën 18:00 të datës 5 Nëntor 2011.
Në deklaratën zyrtare të kësaj ambasade thuhet se, "nuk ka asnjë tarifë për t’u regjistruar për lotarinë. Ndërkohë që, tarifa e vizës paguhet ditën e intervistës në Konsullatë, vetëm nga ata që do të rezultojnë të përzgjedhur".
Në deklaratë thuhet gjithashtu se, "regjistrimi për lotarinë bëhet në faqen e internetit: www.dvlottery.state.gov". Rregullat dhe udhëzimet në gjuhën shqipe gjenden në faqen e internetit të Ambasadës: albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html.
Ndërkohë, para aplikimit për llotarinë¸, duhet të kontrollohen kërkesat për kualifikim, si arsimi ose puna e specializuar.
(d.b/BalkanWeb)