Takohet bordi i përbashkët për sundimin e ligjit
PRISHTINË- Bordi i Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit (BPKSL) mbajti takimin e 23-të sot në selinë e EULEX-it në Prishtinë.
Takimin e bashkëkryesuan Xavier de Marnhac, shef i EULEX-it, Hajredin Kuçi, zv/kryeministër i Kosovës dhe ministër i Drejtësisë dhe Khaldoun Sinno, ushtrues i detyrës së shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.
Pjesëmarrësit diskutuan për dy akte të rëndësishme të legjislacionit: për projektin e kodit penal dhe për ligjin mbi konfiskimin e pasurisë së fituar me aktivitete kriminale. Ata ranë dakord që konfiskimi është një mjet efektiv për ndëshkimin dhe parandalimin e kriminelëve.
Pas takimit, shefi i misionit të EULEX, de Marnhac tha se “ndonëse vëmendja aktualisht është përqendruar në gjendjen në veri të Kosovës, ne nuk duhet të harrojmë që ende duhet të bëjmë përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën".
"Kosova është duke zhvilluar një gamë të gjerë të reformave të rëndësishme që do ta afrojnë edhe më afër standardeve evropiane", tha ai.
(d.b/BalkanWeb)