E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Uashington, kryebashkiaku u prangos kur organizoi një protestë të dhunshme

22-05-2011 / Nga Beqir Sina

Shembulli që vjen nga SHBA-ja

Në kryeqytetin e SHBA - Washington, në datën 11 prill 2011, ditën e hënë u arrestua  Kryetari i Bashkisë Vincent Gray dhe 41 zyrtarë të tjerë të lartë të qytetit, kjo ishte një ngjarje që i jep shumë leksione demokracisë edhe në Shqipëri. "Mbasi, ata u arrestuan dhe u lëshuan më pas në datën 12 prill 2011, ditën e martë,thuhej në njoftim ku vihej në pah se kryetari i bashkisë dhe zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie në qendër të qytetit në afërisë të ndërtesës së Capitol Hill duke bllokuar rrugën për më shumë se 10-15 minuta - shkaktuan "kaos" në trafikun brenda qytetit. Sipas udhëheqësve të kësaj proteste, shkas për këtë ishte bërë "një marrëveshje e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë në mes republikanëve me Presidentit Barack Obama". Në njoftim thuhet se kryetari i bashkisë së Ushingtonit Vincent Gray dhe gjashtë anëtarët e këshillit të qytetit u lëshuan herët në mëngjesin e së martës, për gjykim në gjendje të lirë. Policia tha se ndalimi i tyre u bë mbasi një turmë prej 200-300 veta me thirrjen që u kishte bërë kryetari i bashkisë së qytetit, u mblodhën pranë ndërtesës së Senatit  në kundërshtim me ligjin për tubime në vendet publike, i cili në mënyrë të prerë nuk lejon në asnjë lloj bllokimi të rrugëve, në qytet. Policët thanë se me këtë rast, ata kanë arrestuar edhe disa zyrtarë të tjerë si anëtarin i Këshillit të Qytetit Muriel Bowser dhe kryetarin e këshillit të qytetit Kwame R. Brown, anëtarët e këshillit Yvette Alexander, Tommy Wells, Michael Brown dhe Sekou Biddle.
Ndërkohë, që në Tiranë, kandidati për kryetar i bashkisë së kryeqytetit në zgjedhjet e 8 majit, një muaj pas kësaj ngjarje, me në krye deputetët socialistë, ka tre ditë që i bllokon rrugët kryesore në të gjithë vendin. Madje, duke mbajtur të bllokuara jo për 10 dhe 15 minuta , por siç njoftonin kanalet televizive dhe gazetarët "entuziastë" deri në 5 orë në pikat më strategjike të Shqipërisë. Imagjinoni vetë se çfarë kaosi dhe shqetësimi qytetarë mund të jetë krijuar atje. Edi Rama, Erjon Braçe, Gramoz Ruçi, bënë thirrje për revolta popullore siç i quajnë ata, nga Tirana e në rrethe të ndryshme të vendit. Deputetët socialist çdo ditë janë duke nxitur turmat e militantëve, në të gjithë vendin dhe kanë arritur për të bllokuar për shumë orë, qarkullimin rrugor në veri dhe në jug të Shqipërisë për disa orë. Ndërkohë, që zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë përfunduan, dhe e majta i fitoi ato pa u ngritur kërrkush nga e djathta që i humbi të kundërshtojë ato duke bllokuar rrugët. Deputetët socialistë, krerë bashkish e komunash të fituara nga të majtët si dhe mbështetës të tyre, militantë, megjithëse nuk ka ndodhur asgjë e keqe me zgjedhjet në rrethet e tyre, për Edi Ramën janë duke djegur edhe goma makinash në mes të rrugës, dhe kanë mbajtur të bllokuara për disa orë pika strategjike të qarkullimit rrugor, si Urën e Mbrostarit, Urën e Mifolit, Urën e Dajlanit, Urën e Draçit, si dhe superstradën e veriut.
Kjo duket paksa si më absurde. Në televizion në një rast pamë edhe kur një mjet zjarrfikës tentoi të afrohet për të shuar zjarrin, por kjo ka sjellë acarimin e protestuesve të cilët kanë qëlluar me gurë, çka ka bërë që zjarrfikësit të largohen. Policia, megjithëse i ndoqi protestat në distancë pa ndërhyrë që gjendja të tensionohet, në Tiranë, deputetet socialistë "fluturonin" si huliganë mbi kokat e njerëzve për të çarë kordonët e policisë. Kjo që po ndodh në Shqipëri, deri në tentativa për të "pushtuar" institucionet" dhe bllokimin e rrugëve në çdo vend të botës vlerësohet dhe gjykohet si një vepër e rëndë penale dhe autorët, kushdo qofshin ata, të majtë apo të djathtë duhet të vihen para drejtësisë dhe përgjegjësisë ligjore. Në Shqipëri dhe jashtë saj çdo shqiptarë bënë pyetjen se "Çarë, ndodh kur grupe militantësh me thirrjen e deputeteve, dhe kryetarit të opozitës në Shqipëri - duan të shprehin një zemëratë, inat apo mllef politik apo një mos pajtim të ligjit nga kryetari i tyre ndaj ligjeve të shtetit demokratik, duke bërë bllokimin e rrugëve?
Dhe çfarë ndodh më pas kur shohim që në këto ngjarje pastaj vrapojnë të "ekzaltuar" kamerat e mikrofonët e gazetarëve, që janë bërë me keq se militantët dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, kryetari i PS dhe opozitës, Edi Rama, që sapo marrin vesh bllokimin e rrugëve, vendosjen e gurëve dhe djegien e gomave të makinave në mes të rrugës, japin lajme dhe informacione si e si për të nxitur më shumë me anë të revoltave të paralajmëruara dhe jo të informojnë qoftë edhe një episod ose plan duke qarë hallin e qytetarëve, për ç’sjell bllokimi i rrugëve në një vend për të sëmurë a hallexhinj të tjerë.
Kjo formë proteste, apo "revolte popullore" siç e quajnë Gramoz Ruçi, Edi Rama, Erjon Veliaj, Erjon Braçe, Mero Baze dhe Koço Kokëdhima, dhe kjo mënyrë sesi e paraqesin disa televizione të afërta me kryesocialistin prej 2009-s, kur Rama humbi zgjedhjet, është shumë e përhapur në Shqipëri. Njerëzit që nxisin apo edhe ata që bien pre’ e këtyre skenave të shëmtuara, që evokojnë në mënyrë perfide imazhet e vitit 1997, nuk bëjnë gjë tjetër përveçse i vënë "gurë nën rrota" demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.
Mirëpo, fatkeqësisht edhe 20 vjet mbasi ra komunizmi, kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Ashtu siç ndodhi me revolucionin bolshevik sllavo-komunistë të vitit 1997- sepse, ende vazhdon fryma revolucionare. Ajo është ende e gjallë tek bijtë e bijat e komunizmit, nipërit e mbesat e tyre, që duan me çdo kusht pushtetin e humbur të baballarëve të tyre.
Pikërisht, të atyre që nuk patën për më shumë se gjysmë shekulli, as një pikë dhembshurie dhe mëshire për popullin e tyre, emrin e të cilit e mbajnë çdo ditë në gojë. Edhe, sot kjo falangë e kuqe, nuk ka dhe nuk u shihet në shpirtin e tyre të zi, as edhe një pikë ndjesie apo mëshirë e respekti, ndaj qytetarit. Sot kujtohet 38 - vjetorit i Revoltës së Burgut të Spaçit 21-23 Maj 1973, revolta që më pas tronditi botën.
Por ja që bllokimi i rrugëve në Shqipëri, nuk është një fenomen si në të gjithë botën demokratike, ku ka ligje, për të cilat shkelësit e tyre vihen në pranga dhe gjykohen. Ashtu siç ndodhi në kryeqytetin e SHBA më 11 prill 2011, ditën e hënë, kur u arrestua Kryetari i Bashkisë Vincent Gray dhe 41 zyrtarë të tjerë të lartë të qytetit. Falangat e tyre bënë thirrje dhe deklarime si ajo e ish-ministrit të brendshëm të regjimit komunist, Gramoz Ruçit, apo edhe si të Erjon Braçes, Edi Ramës dhe të tjerëve, për revolta, duke analoguar në ndonjë rast edhe me shkrime, letra e komente, në gazeta e televizione, nga analistë, gazetar apo opinionistë, që i krahasojnë këto me përmbysjen e Çausheskut në Rumani, ose krahasime me Egjiptin, Tunizinë, Libinë, Jemenin e Sirinë.
Por harrojnë të tregojnë, sadopak respekt për Spaçin, Qafë-Barin, Burrelin, Ballshin, Bulqizën e sa burgje dhe kampe internimi, për të gjithë ata të pushkatuar, të burgosur, të internuar e të persekutuar deri me familje e fis në mbarë Shqipërinë. Deklaratat e tyre janë tërësisht në një kohë dhe vend të gabuar, tension-nxitëse, provokuese, edhe më shumë ndaj të gjithë atyre të pushkatuarve, ish-të burgosurve, ish-të internuar dhe ish-të persekutuarve, sepse, për Edi Ramën duan t’i "vënë flakën" demokracisë në Shqipëri.
Por, këtu duhet bërë edhe pyetja se kur fillon dhe kur mbaron e drejta qytetarëve, në Shqipëri. Ose e drejta për të protestuar në këtë lloj forme në Shqipëri? A është e drejtë ligjore forma që ka zgjedhur tash, dhe, po vepron Edi Rama, së bashku me falangat e tij që bëjnë deklarata dhe thirrje për revolta, bllokimin e të gjitha rrugëve të Shqipërisë, duke nxitur në këtë mënyrë tensionin politik nëpërmjet retorikës së përdorur në televizione e gazeta. Indinjatë e thellë për acarimin e pavend të klimës politike në vend, në pritje të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve vendore të 8 Majit, është përcjellë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, trojet shqiptare në Ballkan, si dhe në diasporë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›