E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Vlorë prishen ndërtimet pa leje, por qyteti po shkatërrohet me leje

ndertim-vloreVlorë- Ndërsa Vlora ka nisur shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në bregdet, janë ndërtimet me leje në qytet ato që po e dëmtojnë më shumë qytetin dhe cilësinë e jetesës së njerëzve. Kjo për shkak të ngushtimit të hapësirave publike dhe shkatërrimit të gjelbërimit.

Edhe ato pak hapësira të gjelbërta që kanë ngelur në qytetin e Vlorës janë vendosur në shënjestrën e vendimmarrësve tanë për t’i betonizuar.

Lulishtja më e vjetër e qytetit të Vlorës pas asaj të Sheshit të Flamurit, që quhet ‘Treracat’, në qendër të qytetit, ballëpërballë me Kinoteatrin, aty ku bëhen konferenca shkencore e politike, aty ku kandidatët e të gjitha ngjyrave betohen dhe bëjnë premtime, gjysma e lulishtes është betonuar gjatë muajve të fundit dhe po vazhdon të zhvishet edhe gjysma tjetër nga buldozierët për të bërë ndërtimet shumëkatëshe.

Ndoshta do të importojmë kinezë për t’i populluar këto apartamente sepse industria e ndërtimit në Vlorë nuk resht së ndërtuari, ndërsa hyrjet kanë ngelur stoqe. Asnjë pushtetar të Vlorës nuk kemi parë ndonjëherë të mbjellë një pemë, por vetëm vendimet e tyre për t’i prerë ato. Forumi i Shoqërise Civile të Vlorës ka ngritur shqetësimin për shkatërrimin e lulishtes dhe pemëve por askush nuk jep përgjigje ndërsa vendimin për shkatërrim nuk kanë përtuar ta japin.

ndertim-vlore-2Në Vlorë prishen ndërtimet pa leje, por qyteti po shkatërrohet me leje

Thuhet se të njëjtin fat e pret edhe lulishten tek ‘Kali i Trojës’, janë dhënë lejet e ndërtimit. Tani ka ngelur pa u prekur vetëm gjysma e Sheshit të Flamurit sepse gjysma edhe aty po ndërtohet.

Gjithesesi Forumi i Organizatave të Shoqërise Civile të Vlorës është duke pritur konfirmimin zyrtar të vendimeve  që janë marrë nga bashkia dhe ARM-ja e qytetit për tjetërsimin e ambienteve të gjelbërta.

Simo Ribaj
Drejtues i Forumit të OSHC-së Vlorë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›