NATO: FSK me mandat të pandryshuar
BRUKSEL - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, deklaroi sot vlerësimin e Këshillit të aleancës se Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbushur kapacitetet e saj operacionale dhe është plotësisht e aftësuar që të përmbushë detyrat e caktuara nga mandati i saj në bazë të standardeve të përcaktuara nga NATO-ja. Por, misioni i saj, mbetet i pandryshuar.
Në një komunikatë të lëshuar nga selia e NATO-s në Bruksel, sekretari Rasmussen përgëzon anëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe pjesëtarët e KFOR-it që ishin përfshirë në ngritjen e kësaj force.
Në komunikatë thuhet se “Misioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet i njëjtë sikundër ishte gjithnjë: ndërmarrja e operacioneve të mbrojtjes civile dhe mbështetja e autoriteteve civile në përballjen me fatkeqësitë natyrore dhe emergjencave të tjera. Aleanca do të vazhdojë të sigurojë mbështetje dhe këshilla nëpërmjet ndërlidhësve të NATO-s dhe ekipit të këshilltarëve”.
Në komunikatë thuhet se misioni i KFOR-it mbetet po ashtu i pandryshuar: të sigurojë mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.
E ardhmja e Ballkanit perëndimorë është në dialog dhe ripajtim, thuhet në komunikatë, në të cilën ju bëhet thirrje pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve që të shqyrtojnë përfshirjen në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të siguruar se ajo do të jetë vërtetë një forcë shumetnike dhe përfaqësuese.
Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua në bazë të planit të krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës. Ngritja e kësaj force të cilën shqiptarë e shohin si bërthamë të ushtrisë së Kosovës, është kundërshtuar nga Beogradi, i cili vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës.
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Ceku kishte deklaruar më herët se forca që e drejton ai është e gatshme të bëhet ushtri e Kosovës dhe se një gjë e tillë pritet të rekomandohet në mesin e vitit 2013.
(er.nu/voa/BalkanWeb)