Rama me kryebashkiakët e bregdetit: Gati fadromat kundër ndërtimeve pa leje
Tiranë- Atë që ka nisur në Vlorë, të vazhdojmë në të gjithë vijën bregdetare nga veriu në jug,- tha kryesocialisti Edi Rama ndërsa theksoi se ndërtimet pa leje kanë marrë një hov më të madh në periudhën e ndërrimit të pushteteve.
Kryeministri i zgjedhur i 23 qershorit ka mbledhur sot në një tryezë, krerët e bashkive të zonave bregdetare dhe deputetët e zgjedhur në këto zona.
Në këtë takim është diskutuar për problemet në këto zona, sfidat me të cilat nesër do të përballet qeveria e ardhshme. Në fjalën e tij, kryeministri i ardhshëm Rama u ka kërkuar të pranishmëve parashtrimin e problematikës teksa theksoi se është një gjendje alarmante e ndërtimeve pa leje në bregdet.
Sipas tij, një temë tjetër e nxehtë është edhe zaptimi i plazheve nga privatët.
Qytetarët ankohen për vendosjen e gardheve… Duhet gjetur zgjidhje për administrimin e plazheve Gjendaj skandaloze, alarmante, katastrofike e ndërtimeve pa leje në gjithë vijën bregdetare nga veriu në jug, që në këtë periudhë kanë marrë një hov të jashtëzakonshëm për pasojë të këtij vakumi në periudhën e ndërrimit të qeverive, ndërtime pa leje që kanë pësuar zhvillime të mëdha edhe për shkak të mos koordinnimit të autoriteteve qendrore e vendore, skemi asnjë kusht për të bërë sehir, por për ti hedhur përtokë të gjithë ndërtimet që janë në zhvillim e sipër, për të ndalur këtë dallgë të madhe ilegaliteti që dëmton prona private dhe prona publike. Ai aksion që ka filluar në Vlorë, të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të vendit,- theksoi Rama.
Teksa kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpetim Gjika premtoi se nuk do të ketë më ndërtime pa leje. Stefan Çipa, kryetari i bashkisë së Sarandës tha se në muajt e fundit ka nisur një trend i zaptimit të plazheve.