Ne ankand makina e Obames cmimi fillon nga 1 milion dollar
Para fushatës elektorale që e çoi në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama drejtonte një veturë tip “Chrysler”, seria 300C. Sot makina në fjalë, të cilin Presidenti e ka përdorur nga viti 2004 në 2007 do të dalë në ankand në faqen e njohur të internetit eBay. Çmimi fillestar do të jetë 1 milion dollarë. Shitësi, që ka kërkuar të mbetet anonim, ka deklaruar se zotëron të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me pronësinë e automjetit.
Pronari aktual e ka blerë atë tek një koncesionar në Çikago, të cilit Obama ia kishte besuar pikërisht për ta shitur. Që nga zgjedhja në krye të shtetit, Obama udhëton me , një “Cadillac” i modifikuar, i blinduar dhe me një sërë pajisjesh mbrojtëse dhe duket se Presidenti amerikan nuk e ndjen aspak mungesën e automjetit tij të mëparshëm