E Shtunë, 31 Tetor 2026

60 per qind e bizneseve bare e kafe

Bizneset më të shumta aktive në vendin tonë janë baret, kafet dhe restorantet. Sipas të dhënave më të fundit të Instituti Statisitkave për njësitë ekonomike në vend, 60 për qind e totalit të tyre janë pikërisht këto lloj aktivitetesh, duke konfirmuar atë që është e dukshme, përhapjen massive të kafeneve në vend. Pjesa më dërrmuese e këtyre bare apo kafeneve janë krijuar pas viit 2005. Ndërsa rreth gjysma e ndërmarrjeve në total janë krijuar, në vitet 2005-2009.
Sipas këtyre të dhënave, në të gjithë vendin rezultojnë 103 mijë e 38 njësi ekonomike, nga të cilat 99. 722 janë active. Në totalin e ndërmarrjeve, gjysma e tyre janë përqëndruar në Tiranë dhe në Durrës, ku është I përqëndruar edhe pjesa më e madhe e prodhimit të brendshëm bruto. Nga totali I njësive ekonomike, të cilat janë active, 2 mijë e 739 prej tyre, janë biznese të huaja. Në bazë të të dhenave gratë drejtojnë vetëm 26.4 për qind të bizneseve dhe kryesisht ato tregtare. Ndërkaq, sipas statistikave rezulton se 80 për qind e ndërmarrjeve në total janë njësi shërbimi dhe më pak industriale.
Sipas numrit të të punësuarve, pjesa më e madhe e bizneseve, 62.7 për qind e tyre, kanë vetëm një punonjës. Rreth 28.2 për qind kanë nga 2 deri në 4 punonjës, ndërsa ndërmarrjet që kanë më tepër se 50 punonjes janë vetëm një për qind e totalit, edhe pse japin kontributin më të madh në ekonomi.
Instituti i Statistikave publikoi të dhënat finale të regjistrimit të njësive ekoonomike, jo bujqësore në të gjithë territorin e vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›