Në arrati prej 32 vjetësh, arrestohet nga tatuazhi
Policia e Kolorados në Amerikë ka mundur që të arrestojë një 60-vjeçar, i cili ishte arratisur prej 32 vjetësh nga burgu. Frederik Barret është dënuar për vrasje, por nuk e kreu dënimin e plotë, pasi në vitin 1979 u arratis nga burgu. Policia ka mundur ta identifikojë atë vetëm nëpërmjet një tatuazhi që ka në krah.