Te dashur shoqe dhe shoke te kryesise, Me lejoni te shfrytezoj kete fillim institucioanl te punes per vitin 2003 ne Partine Socialiste per t'iu uruar te gjitheve gezuar e pune te mbare dhe ne ket
Te dashur shoqe dhe shoke te kryesise,
Me lejoni te shfrytezoj kete fillim institucioanl te punes per vitin 2003 ne Partine Socialiste per t'iu uruar te gjitheve gezuar e pune te mbare dhe ne kete vit te rendesishem politik per forcen drejtuese te maxhorances qeverisese.
Viti qe sapo kemi nisur eshte i ngarkuar me pune dhe pergjegjesi te medha per te gjithe dhe jo vetem per te gjithe ne anetaret e kryesise se PS qe perbejme njekohesisht shtabin plolitik te maxhorances qeverisese te vendit, por eshte angazhues dhe i ngarkuar per gjithe klasen politike shqiptare, per shoqerine civile, per sipermarresit dhe per te gjitha strukturat e tjera te shoqerise sone te hapur. Jemi realisht ne prag te ngjarjeve te medha historike per Shqiperine, sic eshte celja e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit me BE dhe jane ndermarre hapa te tjere te rendesishem dhe jetike per te ardhmen e institucioneve te shtetit demokratik dhe te ekonomise shqiptare.
Natyrisht ky vit qe thellon reformat dhe produktet e tyre ne dobi te gjithe qytetareve, kerkojne nga ne jo vetem perkushtim politik dhe atdhetar, por ne radhe te pare e kryesisht profesionalizem konkurues, aftesi partneriteti me vetveten, aleatet dhe opoziten, por edhe me komunitetin nderkombetar i cili na ka asistuar dhe vazhdon te na mbeshtese ne rrugen e zhvillimit dhe integrimit euroatlantik te vendit. Hapat qe programon dhe kalendari politik I PS, kerkojne nga ne nje tjeter ritem, nje tjeter vendosje te problemeve dhe preokupimeve tona ne harten e madhe te problemeve nderkombetare. Keta hapa kerkojne bashkekohesi dhe fryme europiane ne aktivitetin tone te perditshem.
Sic e kemi shpallur edhe ne programin e qeverise, krahas luftes kunder trafiqeve dhe evazionit gjithfaresh, synojme modernizimin e ekonomise dhe sjelljen e saj ne standartet e nje ekonomie te konkurences se lire dhe te ndershme, te afte te perballoje sfidat integruese. Ne kete kuader ne do te na duhet te ndermarrim reforma te tjera te veshtira, shpesh ne dukje te pare me ngarkesa jopopullore, sic jane dhe rritja e cmimit te energjise elektrike, liberalizimi i sektoreve te tere, qe sigurojne sherbimet publike vitale, per te sjelle ne standarte perendimore funksionimi dhe menaxhimi nepermjet privatizimit te nje numri ndermarrjesh te medha publike, krahas zbatimi me efikasitet te marredhenieve te reja fiskale qe jane krijuar tashme, ne realizim te proceseve te decentralizimit te pushtetit vendor etj. Te gjitha keto, sikunder e kemi deshmuar deri tani, do te vazhdojne te shoqerohen nga nje lufte e perditeshme, e vendosur, te paepur dhe te harmonizuar kunder trafiqeve, korrupsionit, abuzimeve dhe evazionit te te gjitha llojeve.
Pavaresisht dukjes qe permenda me siper, detyrat reformatore qe kemi vendosur t'i zgjidhim si maxhorance qeverisese, kane nje synim thellesisht popullor, forcimin e shtetit ligjor, rritjen e standarteve te institucioneve tona demokratike dhe cuarjen e veprimtarise se tyre ne nivele perendimore, permiresimin e vazhdueshem te jetes se shqiptareve dhe sjelljen e saj ne nivelet e enderruara. Pa keto reforma dhe mbeshtjen e tyre nga te gjithe Shqiptaret, ata nuk do te mund te levizin lirisht. Vetem sjellja e ekonomise dhe instucioneve demokratike ne standartet te Europes moderne do t'i sjelle edhe qytetaret shqiptare ne nivelin e qytetareve europiane.
Te gjitha keto jane sfidat tona qeverisese dhe ne kete kontekst duhet te kuptojme se nje qeverisje e mire eshte baraz me integrim me te shpejte te Shqiperise ne Europe, eshte baraz me kryerjen e te gjitha transformimeve te munguara ne Shqiperi per shkak te klimes jo te pershtatshme politike.
Duhet ta kuptojne te gjithe pa ekuivoke populiste se reforma te tilla i ndermerr mazhoranca qeverisese me kostot dhe perfitimet perkatese ne dobi te Atdheut dhe gjithe shqiptareve. Pra, Partia jone politike, e regjistruar ne kujtesen aktive te shqiptareve si parti e sacrifices dhe progresit, edhe kete vit qe sapo nisim, do konkuroje dhe fitoje per shkak te impenjimit dhe rezultateve te sprovuara qe dijme t'i arrijme me reformat qe kemi ndermarre. Te gjithe ata qe gervishtin opinionin publik se ata dine t'i bejne me mire ato, le te vijne te kontribuojne tani kur reformat duhet te kryehen, dhe do te kryhen, sepse tani celet procesi i Stabilizim Asocimit te Shqiperise ne BE, dhe jo t'i pengojne ato per arsye te mbijeteses politike. Kontributet reale per reformat europiane ne Shqiperi do te jene edhe ne te ardhmen e aferm dhe te larget, treguesi themelor i vleresimit te faktoreve te ndryshem politike nga elektorati shqiptar ne cdo zgjedhje te radhes.
Paketa e reformave qe kemi programuar ne vitin 2003, sikunder eshte e kuptueshme do te perqendrohet pikerisht ne ata sektore qe jane prioritete themelore per te siguruar nje zhvillim te qendrueshem dhe te sigurte per integrimin e vendit ne BE dhe NATO.
Natyrshem, reforma ne sektorin e energjise qe iniciuam sot me nje pakete aktesh per energjetiken, kete prioritet themelor te programit tone te zhvillimit, brenda nje kuadri politikash zhvillimi solide, menaxhimi efikas te kerkeses dhe ofertes dhe rritjes se potencialeve tona energjitike, mbetet thelbesore per te garantuar progresin e gjithanshem dhe te metejshem te vendit .
Rishikimi i tarifave te shitjes se energjise per konsumatoret familjare dhe jofamiljare synon mbulimin e kostos reale te furnizimit me energji drejtperdrejt nga perdoruesit e saj dhe jo me ne nje perspektive afatmesme, nga subvencionet buxhetore me origjine dhe me ngarkese tatimore. Prandaj ne kemi propozuar, zgjerimin e hapesires per marredhenie kontraktore te ndershme dhe efikase nepermjet rritjess se moderuar te tarifave te energjise elektrike deri ne 5 % te konsumatoreve jofamiljare ose ekonomike, si dhe ajo per konsumatoret familjare nga 4 deri ne 4.5 lek per 300 kilovatore konsum mujor, kombinohet me rritjen prej 25% nga 8 leke ne 10 leke per kilovatore te cmimit pertej nevojave te konsumit jetik, jo vetem qe mbron shtresat ne nevoje, por frenon shperdorimin parazitar te potencialit dhe resurseve energjetike te vendit dhe orientuar drejt permbushjes se nevojave per energji, drejt burimeve alternative, duke eliminuar maksimalisht deformimet qe e fusin sistemin ne krize dhe qe bllokojne funksionimin e tij.
Ne te njejten kohe, konsumatoret, prodhuesit e energjise dhe agjensite shteterore qe ngarkon ligji me detyrime publike do te kene me shume hapesire e siguri per te realizuar marredhenie dhe kontrata qe kompensojne dhe harmonizojne efektet e cmimeve te reja te energjise dhe me pas te mallrave e sherbimeve qe lidhen me te ne tregun e hapur kombetar.
Njeheresh kjo reforme do te reflektoje ndjeshem edhe ne te gjithe sektoret e tjere te ekonomise dhe do te pershpejtoje domosdoshmerine e pershtatjes se tyre me rregullat dhe standartet e nje ekonomie tregu moderne, te hapur dhe konkuruese. Arritjet e koheve te fundit ne menaxhimin e sektorit energjitik kane qene te dukeshme dhe favorizojne hapat qe po hedhim, por kjo nuk do te thote aspak se ne do te tolerojme mospagimin e faturave nga te gjithe subjektet, apo te pushojne perpjekjet per te ofruar burime alternative energjie qe ekuilibrojne konsumet e derisotme kritike.
Nje tjeter angazhim i rendesishem i imi, politik gjithashtu, per vitin 2003 eshte thellimi reformes decentralizuese te qeverisjes e cila hyn tashme ne nje faze cilesisht me te perparuar. Per here te pare ne reformat tona decentralizuese, nuk kemi mbetur ne siperfaqe te problemit, por u japim realisht bashkive dhe komunave autoritet fiskal, prona dhe fonde publike autonome. Nga ana tjeter kjo mase do ta afroje qeverisjen me votuesin, me interesat e tij direkte dhe do te forcoje stabilitetin e vendit ne qeverisje. Te gjitha keto nxisin bashkepunimin ne rajon me rajon brenda vendit, por edhe nje bashkepunim partneriteti me rajonet homologe ne Europe duke njesuar dhe hapur tregun kombetar me rajonin dhe Europen perendimore. Kur flasim per rajone europiane, po rikujtoj se treguesi minimal i nje zhvillimi te qendrueshem autonom me modelin e rajoneve te Europes se Bashkuar edhe ne studimin per zhvillimin njerezor ne Shqiperi te organizuar nga PNUD-i dhe disa organizata te shoqerise civile per vitin 2002, dimensioni eshte jo me pak se 600 mije banore rajoni .
Ne kete funksion do te behet deri ne muajin prill, riorganizimi i ndarjes administrativo-territoriale te vendit ne njesi te qeverisjes vendore duke pakesuar kryesisht numrin e komunave nepermjet bashkimeve midis tyre dhe me bashkite fqinje ne rreth 129 njesi, duke marre parasysh interesat e integrimit me modelet e perparuara dhe te suksesshme europiane, por dhe tendencat demografike, levizjen e lire te popullsise brenda dhe jashte vendit dhe programet e zhvendosjes se zhvillimit urban dhe rural te vendit nga kufijte e izolimit tradicional drejt ultesirave te bregdetit, hapesirave per zhvillim ekonomik e turistik prioritar, infrastukturave nacionale te zhvillimit dhe integrimit europian te vendit ne rajon dhe me gjere.
Kjo reforme e shnderron qeverisjen vendore ne vitin 2003, ne nje protagoniste reale te integrimit dhe ne nje aktor tashme jo pasiv te ketij procesi qe prodhon projekte zhvillimi, thith fonde nga donatore te ndryshem dhe buxheti i shtetit, menaxhon me mire dhe drejtpersedrejti kontributin e qytetareve dhe sipermarresve, si dhe shuan perfundimisht tendencat e fragmentimit te fondeve publike qe i conin ato ne gropa te zeza te interesave te ngushta.
Shoke dhe shoqe,
Aksioni reformator qe kemi ndermare eshte i veshtire dhe tejet kompleks. Ai kerkon nje persosje te metejshme te legjislacionit tone, ai kerkon nje bashkerendim me te mire dhe me efikas te punes se institucioneve, ai kerkon edhe nje konceptim te ri te vete politikes dhe te politikaneve per politiken dhe rolin e saj ne jeten e njerezve. Nuk beson me kush se kete profesion dhe mision mund ta ushtroje cfaredo propagandisti mediatik perfaqesues apo i shtirur si i tille.
Kjo ka qene edhe pikenisja e ngritjes dhe funksionimit me iniciativa te hapura dhe perqafim iniciativash te te tjereve nga ana jone, per nje varg iniciativash parlamentare bipartizane qe nga komisionet e posacme, te projektimit te nje legjislacioni te ri, deri tek ato te hetimit dhe te funksioniomit te institucioneve ekzistuese demokratike. Pra komisione dhe iniciativa me pranine e te gjitha paleve perfaqesuese, ku do te vecoja ne menyre te vecante Komisioni bipartizan per reformen zgjedhore, per pronat, etj. Komisioni bipartizan per reformen zgjedhore pavaresisht veshtiresive te priteshme qe ka hasur, mbetet i vendosur per shkak te maxhorances sone ne te qe te ktheje ne ligj te gjitha verejtjet e institucioneve te specializuara, sikunder jane OSBE dhe ODHIR, dhe eshte i vendosur qe institucionin e zgjedhjeve ta sjelle ne standartet e Evropes se Bashkuar. Sepse vetem keshtu, me reforma te verteta dhe te thella institucionale ne do t'i japim fund nje here e pergjithmone shfaqjeve te voluntarizmit politik dhe tradites negative sipas se ciles humbesi asnjehere nuk e pranon fitoren e tjetrit.
Kundershtaret tane politike duhet ta kuptojne nje here e pergjithmone se me voten e popullit nuk mund te luaje me asnjeri, por me asnje marreveshje, e çfardo niveli qofte dhe se asgje nuk do ta zevendesoje institucionin e zgjedhjeve. Nese ne kemi fituar dhe vazhdojme te fitojme kjo eshte nje prove tjeter modeste, aq sac meriton nje maxhorance e rikonfirmuar per te qeverisur se ne kemi qene te perkushtuar, konkurrues dhe bindes ne aksionin tone per modernizimin e vendit, kemi qene dhe jemi te afte te dalim mbi interesat e ngushta partiake, ne kemi qene ne gjendje te ftojme ne qeverisje jo vetem personalitete te shoqerise civile, por madje edhe autoritete te politikes nga i ashtuquajturi kamp kundershtar. Ky eshte zhvillimi me i rendesishem qe ka ndodhur ne reformimin e vete Partise Socialiste dhe me ndikimin e aksionit te saj reformator ne shoqerine dhe politiken shqiptare dhe ky zhvillim i rendesishem i ka dhene ne menyre te qendrueshme dhe pa ekoivoke PS ne Shqiperi tiparet e nje partie me orientim te forte progresist dhe euroatlantik.
Me kete rast kujtoj se komisioni i posacem ne Parlament per Integrimin Euroatlantik u iniciua dhe u mbeshtet te krijohet nga ne, u inicua dhe u mbeshtet te drejtohet nga zoti Mediu, me voten e maxhorances, se komisioni hetimor per SHISH-in u mbeshtet, u krijua dhe kreu detyren me mbeshtetjen tone dhe u drejtua nga zoti Ngjela, e keshtu me radhe. Kjo ndodh dhe do te vazhdoje te ndodhe sepse, ndryshe nga mendesia e kundershtarit tone politik, mendesie e cila, per fat te keq, duket se pak ka reflektuar ndryshimet qe kane ndodhur kohet e fundit, ne kemi per parim baze te qeverisjes sone pjesemarrjen dhe jo perjashtimin. Kjo na siguron edhe ne besimin tone per fitoret e tjera te radhes.
Nje tjeter reforme e rendesishme ne te cilen ne jemi angazhuar me pergjegjshmerine qe na karakterizon, eshte ajo e marredhenieve te pronesise ne pergjithesi dhe e zgjidhjes se problemeve kritike qe kane mbetur ne pronesine e tokes ne vecanti, reforme e cila ka per synim krijimin e tregut formal e te lire te tokes, pra bllokimin dhe korigjimin e trasanksioneve korruptive apo informale midis pronaresh jolegjitime me token dhe truallin urban dhe per pasoje rritjen, zhbllokimin e mundesive dhe te hapesirave per investime private dhe publike vendase e te huaja ne token dhe ne truallin e atdheut, duke konsoliduar rritjet e ritmeve te zhvillimit ekonomik te vendit ne teresi si dhe objektivat e luftes kunder varferise dhe te shtimit te kontributit vendas ne shkembimet ekonomike nderkombetare, pra ekuilibrimin e bilancit tregtar dhe te pagesave me jashte.
Ne morem pjese dhe mbeshtetem suksesin e iniciatives se Presidentit te Republikes per mbledhjen e tavolines se partive parlamentare ne lidhje me pronen. Kur ne në parim dhe ne parashtrimin tonë ritheksojme nevojen e ruajtjes me amendime gjithashtu, te veprimit te ligjit 7501, nuk e bejme kete per shkaqe ngushtesisht elektorale, por sepse mendojme se kjo eshte rruga me e mire per te shmangur trazirat sociale, per te mos shtuar edhe me kaosin e krijuar gjate kesaj periudhe tranzitore, per te shmangur destabilitetin e vendit dhe ne kete kuader i bejme thirrje edhe opozites qe te heqe dore nga qendrimet efemere dhe te shprehet qartesisht, jo duke u nisur nga interesa te vogla grupazhesh afariste dhe aspake me nga propoganda e panevojeshme dhe e parakoheshme elektorale. Fale ketij bashkepunimi dhe arritjes se nje konsensusi sa me te gjere te mundshem politik ne nje periudhe shume te shkurter dy mujore ne do te japim zgjidhjen tone per kete problem te nje rendesie te posacme per te ardhmen dhe zhvillimin e vendit qe ndikon jo vetem mbi ish-pronaret, por edhe te shpronesuarit e viteve te fundit, perfshi dhe te permbyturit qe do tí keshilloja te mos humbisnin kohen e vlefshme te tyre dhe te atdheut ne greva urie, ne mjedise ku edhe ata jane pronare.
Ne, socialistet dhe progresistet jemi te vendosur qe t'i mbajme vete dhe t'i paguajme kostot e reformave europiane ne vend, por nga ana tjeter gjykojme dhe jemi te vendosur se duke mos pasur monopolin e vlerave vetem ne, te nxisim dhe te krijojme te gjitha mundesite qe specialistet e afte dhe me vision perendimor qe gjenden ne te gjithe krahet e politikes, te kontribuojne tani per zhvillimin e vrullshem te atdhuet drejt Bashkimit Europian. Ne kete kendveshtrim pjesemarrja dhe kontributi konstruktiv i opozites eshte i nevojshem dhe i mirepritur.
Shoqe dhe shoke,
Kohet e fundit ne Shqiperi ka pasur nje varg zhvillimesh te rendesishme politike ndaj te cilave ne vazhdojme te bejme detyren per te shpalosur qendrimin dhe iniciativat tona progresiste dhe reformatore. Opozita shqiptare, vecanerisht 6 muajt e fundit ka dhene shenja te mjaftueshme se ka vendosur te ndryshoje rrugen e saj te vjeter te politikes se rruges dhe i eshte kthyer perdorimit te metodave demokratike; here pas here ajo ka demonstruar deshiren per bashkepunim dhe ka tentuar per te qene gjithnje e me shume konstruktive. Situata duket disi me e paqendrueshme vecanerisht pas zgjedhjeve te bera ne Zonen 52 ne Elbasan ku kandidatja jone fitoi. Perpleksiteti shfaqur pasketaj nga disa drejtues te opozites ne lidhje me te ardhmen e marreveshjes pozite-opozite vjen nga segmente te caktuara te cilet kane patur dhe kane si ushqim te vetem konfliktualitetin tradicional te politikes shqiptare ose nga individe dhe sektoreve politike dhe jo vetem politike, te cilet kane perfituar dhe jane majmur vetem ne mjegullen e konflikteve. Partia Socialiste e Shqiperise dhe une personalisht si kryetar i saj jemi te vendosur qe kete marreveshje per progresin e intitucioneve te reformave ekonomike dhe shoqerore qe perafrojne dhe integrojne Shqiperine ne BE, ta cojme perpara, ta kanalizojme me mire dhe ta bejme edhe me efektive per te ardhmen e vendit. Nga ana tjeter opozita duhet ta kuptoje se nje marreveshje funksionale ne radhe te pare dhe kryesisht i intereson asaj, u intereson edhe njerezve te saj, edhe njerezve te saj, edhe patriotizmit dhe profesionalizmit te tyre, qe tenton fuqishem tani, pavaresisht nga megafonet e politikes populiste te vjeter te inkorporohet ne zhvillimet e moderne dhe integruese te vendit.
Nese ne biem serish pre e mentalitetit te konfliktualitetit bosh apo gerrverrit ose guerriljes fshatareske ballkanike, semundje nga te cilat politika jone, jo vetem qe ka vuajtur per vete, por njeheresh ka bere qe koston e saj te rende ta paguaje rende Shqiperia, ta paguajne femijet e Shqiperise, sistemi yne energjitik, cilesia e rrugeve, kualiteti i arsimimit dhe i kujdesit per shendetin dhe ambientin publik, gjendja e ujit te pijshem apo e papunesise, ritmet e integrimit, dhe ata qytetare qe braktisin pa shprese vendin dhe ikin ku syte kembet, e keshtu me radhe. Me levizjen e re politike te inicuar verën qe shkoi mes forcave kryesore politike te vendit ne synuam te ravijezojme dhe projektojme nje perspektive me te sigurt europiane per Atdheun tone, te ndryshme per institucionet qe presin te reformohen, te ndryshme dhe per femijet qe presin te zhvillojne jeten ne kete vend.
Ne keto qendrime Partia Socialiste dhe une si Kryetar i saj kemi qene dhe mbetemi plotesisht transparente, kemi qene dhe mbetemi, plotesisht transparent seriozisht te angazhuar tek fryma moderne e politikes sone, tek ajo fryme te ciles i kemi qendruar besnike qysh heret kur filluam reformimin e Partise sone, te asaj fryme perendimore qe zevendeson sherrin me debatin dhe antagonizmin me kompeticionin programor, aq te domosdoshme per demokracine; qe zevendeson frymen dhe realitetin e perjashtimit me ate te gjitheperfshirjes dhe te pjesemarrjes qe vleresohet nga ritmet e integrimit te Atdheut; qe zevendeson sherrin nderinstitucional me konkurencen institucionale; qe zevendeson burgosjen e kundershtarit politik me uljen ne te njejten tryeze pune dhe ndarjen e pergjegjesive me te. Nuk eshte e veshtire te kuptohet se ketu ndeshen dy koncepte politike: ai tradicional i ushqyer qysh heret nga politika jone, te pakten qysh me krijimin e shtetit modern shqiptar dhe ai europian perendimor, i cili ka per synim te madh rritjen e Shqiperise, forcimin e shtetit te se drejtes, pershpejtimin e reformave dhe si pasoje shtimin e produkteve dhe garancive per integrimin e vendit ne institucionet euroatlantike.
Mjafton t'i hedhim nje sy "preokupimeve" te fjalimeve te nje vargu politikanesh perfaqesues dhe jo perfaqesues shqiptare (sepse nuk ka evazion vetem tregun ekonomik, por edhe ne politike apo media, sepse ka zera qe nuk perfaqesojne asgje dhe vazhdojne te inkasojne perfitime te pamerituara), te percjelle edhe permes te perditeshmeve apo ekraneve shqiptare, preokupime qe po tí krahasojme me ato globale, me ato reale te qendrave te medha te vendimarrjes politike boterore, dhe do te veme re se sa shume rruge kemi ende per te bere me qellim qe realisht te integrohemi ne, politika institucionet, vendi, ekonomia, biznesi dhe qytetaret ne realitete euroatlantike.
Ne nje kohe kur e gjithe bota eshte e interesuar per te ardhmen e planetit dhe te marredhenieve globale, per luften kunder terrorizmit dhe zbutjen e shproporcioneve te zhvillimit ekonomik dhe shoqeror qe e ushqejne kete terrorizem, ne vazhdojme te merremi me gërrvërin tone te perditshem ballkanik qe ka ngjyresa te nje te kaluare, madje kur ende Shqiperia ishte nje vend i izoluar. Ne socialistet dhe progresistet shqiptare jemi te vendosur qe si rezultat te ketij aksioni kompleks dhe integrues te arrijme qe ta mbajme Shqiperine ne axhenden nderkombetare te stabilitetit, zhvillimit, integrimit, sigurise dhe paqes. Kjo, shoke dhe shoqe, eshte sprove e shkeputjes perfundimtare nga vetizolimi, kjo eshte dalje nga mentaliteti i provinces ballkanike, ky eshte modernitet dhe integrim real i vendit, kjo eshte perfshirje ne proceset globale dhe ne shoqerine e hapur te shkembimit dhe konkurimit te vlerave. Ne te kundert, nese politika shqiptare do t'i rikthehej edhe nje here frymes se saj tradicionaliste, une dhe kryesia e PS siguron se reformat do te ngadalesohen, korrupsioni dhe trafiqet do ta kene me te lehte te zgjerojne aktivitetin e tyre te demshem, se sistemi yne energjitik do te ngadalesoje reformimin dhe do te shembet nga kriza e vet, se ekonomia informale do te jete e veshtire te tkurret dhe do te vazhdoje te prodhoje para te qelbura qe nuk kontrollohen dot se ku perfundojne, se gjitheperfshirja meritokratike, vecanerisht ne administraten dhe sherbimet publike, do te nderpritet duke ngadalesuar trysnine pozitive te ketyre aktiviteteve qeverisese dhe institucionale mbi sistemin e Drejtesise, i cili do te zvetenohet dhe me tej duke i dhene kesisoj ne kompleks jetes ne Shqiperi, posacerisht per brezin te ri te saj, nje bllokim ne vend apo nje kthim mbrapa duke rikthyer deshiren per tú larguar nga ky vend.
E ritheksoj, ne kushtet e reja politike dhe integruese ne vend, brezi i ri, po shfaq haptazi nje deshire per t'u rikthyer dhe per te kontribuar e per te perfituar ne menyre te ligjshme ne atdheun e vet. Ne kete kendveshtrim dhe aspak ne ate personal apo te PS per te ruajtur pushtetin une ritheksoj se, e shoh te domosdoshme dhe jetike, bashke me udheheqjen e PS, per te ardhmen e vendit, funksionimin dhe strukturimin edhe me mire te marreveshjes pozite-opozite. Oferta jone per ta eshte e hapur dhe e sinqerte: ne e duam Shqiperine province Europiane dhe deshirojme te shkojme se bashku ne Europen e bashkuar.
Shoqe dhe shoke,
Kalendari politik i Partise Socialiste per Vitin 2003 eshte nje kalendar angazhimesh te rendesishme. Jemi perpara zgjedhjeve vendore, jemi perpara Kongresit te radhes te Partise sone, jemi perpara konferences kombetare per problemet e qeverisjes vendore. Veprimi yne i programuar politik deshmon shkallen e larte te pegjegjesise se Partise Socialiste per te ardhmen e qeverisjes dhe te integrimit te vendit. Kjo kerkon qe te gjitha strukturat e partise te pershpejtojne ritmet e punes dhe te rrisin pergjegjesite e secilit te zgjedhur te te gjithe niveleve. Me kete rast u bej thirrje te gjithe shokeve dhe shoqeve per pjesemarrje ne aksionin reformator dhe kujtoj se te gjithe jemi ne prove, te gjithe jemi perpara gjykimit te opinionit publik.
Kjo do te thote se pozitat pritese dhe soditese nuk mund te pranohen per asnjerin prej nesh. Perkundrazi, secili prej nesh ka per detyre qe jo vetem te jete aktiv per vete, por njeheresh te kthehet ne nje katalizator qe ve me mire ne levizje dhe ne pergjegjesi te gjithe aktoret e shoqerise shqiptare, ne bashkeveprim pra me nepunesit e administrates civile, faktoret e biznesit, te shoqerise civile e keshtu me rradhe. Kjo qe them kerkon nga ne te heqim dore plotesisht nga reminishencat paternaliste dhe te forcojme partneritetin veprues me te gjithe protagonistet e zhvillimit dhe integrimit euroatlantik te Shqiperise dhe Ballkanit Perendimor
Pune te mbare dhe suksese!