Ne bisedime te zgjidhet edhe problemi i shqiptareve te Lugines
Lideri i Unionit Demokratik Shqiptar ne Luginen e Presheves Rahmi Zylfiu duke analizuar te shtunen situaten momentale qe po mbizoteron ne kete rajon vecmas per ceshtjen e pazgjidhur te shqiptareve vlereson se zgjidhja e problemit te shqiptareve ne Lugine eshte ngushte e lidhur me zgjidhjen e problemit te Kosoves.8232Nese ne bisedimet e paralajmeruara ne mes te pales shqiptare dhe asaj serbe serbet e Kosoves do te jene pjese e delegacionit serb atehere gjithsesi edhe ne delegacionin e Kosoves duhet te jete delegacioni i shqiptareve nga Lugina e Presheves vleresoi Zylfiu duke shtuar se delegacioni i shqiptareve nga 8232Lugina do te jete nga perfaqesuesit politike dhe eksperte ne lemenjte e caktuara dhe se platforma per keto bisedime duhet te dale si rezultat i te gjitha angazhimeve te deritanishme.8232Lideri i UDSH-se ftoi faktorin nderkombetar sidomos Bashkimin Europian Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Organizaten per Siguri dhe Bashkepunim Europian qe me kete rast ta marrin sa me seriozisht ceshtjen e pazgjidhur te shqiptareve te Lugines se Presheves dhe te ndihmojne qe ne keto bisedime perfundimisht te zgjidhet edhe ky problem i shqiptareve te ketij rajoni.