E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Dell rrefen pse e shkeli Sejdiu Kushtetuten

Marreveshja xhentelmene e faktoreve relevante e coi Presidentin e dorehequr ne shkelje te dokumentit themelor

Christopher Dell konfirmoi se ka ekzistuar nje marreveshje mes Fatmir Sejdiut dhe faktoreve relevante ne ditet kur u hartua Kushtetuta. Kjo marreveshje nuk do duhej ta nxirrte ate si shkeles. Por sipas amerikanit kjo ujdi u pa se nuk ishte ne pajtim me Kushtetuten raporton sot gazeta Express. Sipas gazetes ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Kosove Christopher Dell u eshte pergjigjur ankesave te ish-presidentit Fatmir Sejdiu per vendimin e Gjykates Kushtetuese qe coi ne doreheqjen e tij. Qe kur Gjykata Kushtetuese ka bere publik vendimin per rastin e Presidentit Fatmir Sejdiu ka shfrytezuar te gjitha paraqitjet mediale per te permendur nje marreveshje qe ka ekzistuar me faktorin e brendshem dhe te jashtem per te mbajtur dy postet pa iu shkaktuar atij ndonje dem. Dell thote se ka degjuar se ka pasur marreveshje te tille por ka dhene nje shpjegim per kete. Shikoni mendoj se ne ate kohe vendimet merreshin ne lidhje me ate se si te strukturohej kombi kjo eshte para se une te isha ketu prandaj une vetem po raportoj cfare kam degjuar. Njerezit vepronin ne mirebesim dhe ne baza te vullnetit te mire. Njerezit ne ate kohe besonin se kjo ishte nje ujdi qe do te respektonte vullnetin e Kushtetutes. Ne asokohe nuk dinim gje per te ardhmen e Kosoves se si do te funksiononte ajo ka thene Dell ne nje interviste te transmetuar ne televizionin publik. Sido qe te jete sipas ambasadorit Dell kjo marreveshje xhentelmene per te cilen eshte duke folur ish-presidenti Sejdiu nuk eshte ne pajtim me Kushtetuten e Kosoves. Gjykata e shqyrtoi kete dhe pa se keto ujdi nuk ishin me vend nuk ishin ne pajtim me Kushtetuten prandaj serish per mua ka vertetuar se sistemi ketu funksionon eshte shprehur Dell. Sejdiu po ashtu eshte ankuar se avokatet e tij qe jane caktuar per te mbrojtur rastin e tij prane gjykates nuk jane degjuar fare gje e cila eshte hedhur poshte nga ambasadori i SHBA-se. Presidenti kishte argumente te mira ligjore historine legjislative se si arritem aty ku ishim procesin e hartimit te Kushtetutes. Mendoj se kendveshtrimi i tij e meritoi nje degjim te paanshem ne gjykate ashtu si edhe pala tjeter ka thene Dell. Sejdiu eshte duke insistuar se ne vendimin e gjykates te cilin e ka quajtur edhe te cuditshem ka pasur nderhyrje te politikes. Ambasadori i SHBA-se i ka mbajtur mend keto deklarata te Sejdiut. Edhe pse Presidenti tha qe ai nuk u pajtua me vendimin e gjykates prapeseprape mendoj se ai ka merite te madhe qe e respektoi ate ka thene ai. Dell ka komentuar pozitivisht aktin e doreheqjes se Sejdiut e po ashtu edhe vendimin e gjykates por nuk ka thene asgje per punen e Sejdiut gjate periudhes sa ka sherbyer si President. Mendoj se eshte fillimi i nje ere te re ne Kosove institucionet e Kosoves Gjykata Kushtetuese ish-presidenti kane reaguar me shume dinjitet kane vene interesin e kombit para interesit te tyre personal apo politik dhe ne rastin e Presidentit ka kryer nje akt fisnik e dinjitoz ka thene Dell. Me pas Dell ka thene se zgjedhja e Sejdiut ne postin e Presidentit te Kosoves pas vdekjes se Ibrahim Rugoves ka qene nje perzgjedhje e mire. Vendimi i marre vite me pare per ti caktuar atij poziten me te larte ne vend sidoqofte e arsyetoi mencurine e atij vendimi ne rend te pare dhe mendoj se flet shume per njeriun qe ai vendosi per te miren e vendit te tij ne rend te pare ka thene ai. E dini keto kohe jane me se te rendesishme per Kosoven cdo gje qe bejme tani krijon precedent per te ardhmen. Vendimet e marra keto ditet e fundit do te kene efekt me kohezgjatje ne vendin tuaj dhe per fatin e mire te Kosoves. Vendimet kane qene gjithmone te tilla qe kane vene institucionet dhe vendin ne radhe te pare dhe duke pare keto une kam shpresa te medha per Kosoven ka shtuar ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›