Ne burg pa afat vrasesi i gruas dhe ai i gjakesit
12/10/2010Cfare thane para gjykates versionet e vrasjeve
SHKODER- Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder ka vendosur masen e sigurise ndaj dy shtetasve te arrestuar per dy vrasjet e fundit te ndodhura ne qytetin e Shkodres. Behet fjale per shtetasin Gjelosh Mehmetaj dhe Mark Njemza te arrestuar menjehere pas krimit te vrasjes me dashje. Shtetasi Mehmetaj akuzohej per vrasjen me dashje te bashkeshortes se tij shtetases Mimoza Mehmetaj ndersa i akuzuari tjeter per vrasjen me paramendim per motive gjakmarrjeje te shtetasit Dritan Prroni. Te dy seancat per dhenie te mases se sigurise u shoqeruan nga forca te shumta policie te cilat qendruan ne gatishmeri te plote qe nga fillimi i gjykimit e deri ne dergimin e te pandehurve ne dhomat e paraburgimit te Drejtorise se Policise se Qarkut Shkoder. Fillimisht trupi gjykues i kryesuar nga gjykates Besim Kackili zhvilloi seancen per dhenien e mases se sigurise ndaj shtetasit Gjelosh Mehmetaj i cili kishte kerkuar avokat te caktuar kryesisht nga shteti per mungese parash per nje avokat privat. Gjate kesaj seance ne ngarkim te te pandehurit Mehmetaj organi i akuzes solli para gjykatesit Kackili faktet e grumbulluara mbi te cilat ishte ndertuar dhe skena e ngjarjes. Sipas organit te akuzes shtetasi 34-vjecar Gjelosh Mehmetaj kishte ekzekutuar me thike buke bashkeshorten e tij shtetasen 30-vjecare Mimoza Mehmetaj. Ngjarja ka ndodhur pas nje debati ndermjet dy bashkeshorteve. Ngjarja ndodhi ne banesen e te vellait te Mimozes e cila pas shume konfliktesh dhe dhunimi fizik nga i shoqi kishte shkuar atje qe prej tre javesh nderkohe qe kishte filluar dhe procedurat per divorc. Diten e ngjarjes kishte pasur datelindjen vajza e tyre ndaj shtetasi Gjelosh Mehemetaj i kishte kerkuar te shoqes qe te shkonte edhe ai ne banesen e vellait te Mimozes. Bashkeshortja e tij kishte pranuar per te mos ia prishur festen se bijes por perseri mes ciftit kishin nisur debate te ashpra ne kohen kur vellai i Mimozes shurdh-memec ndodhej ne dhomen tjeter te baneses. Shtetasi Gjelosh Mehmetaj i kishte kerkuar te shoqes qe te kthehej ne shtepi por ajo nuk kishte pranuar. Ne grindje e siper shtetasit Gjelosh Mehmetaj kishte nxjerre nje thike buke dhe ia kishte ngulur ne trup bashkeshortes Mimoza. Vajza e te vellait ka degjuar zhurme dhe ka lajmeruar te atin i cili sapo eshte futur ne dhome ka pare trupin e se motres te shtrire ne dysheme dhe e mbuluar me gjak. Prokurori i ceshtjes theksoi para trupit gjykues se ne trupin e viktimes Mimoza Mehmetaj ishte gjetur dhe tehu i keputur i thikes. Akuza kerkoi nga gjykatesi Kackili qe te vleresoje te ligjshem arrestimin e shtetasit Gjelosh Mehmetaj nga policia si dhe vendosjen e mases se sigurise arrest me burg. Nga ana e tij i akuzuari Gjelosh Mehmetaj ka pranuar autoresine e krimit dhe ka theksuar se ngjarja ka ndodhur ne grindje e siper. Ne fund te kesaj seance gjykatesi Kackili vendosi masen e sigurise arrest me burg per shtetasin Gjelosh Mehmetaj.
Pas kesaj seance i njejti gjykates Besi Kackili mori dhe masen e sigurise ndaj shtetasit 21-vjecar Mark Njemza i cili u arrestua pak metra pasi kreu vrasjen e shtetasit Dritan Prroni. Ndaj ketij shtetasi Prokuroria kishte ngritur akuzen e vrasjes me paramendim per motive gjakmarrjeje. Akuza sqaroi se vrasja duhej konsideruar me paramendim pasi autori shtetasi Mark Njemza kishte ndjekur me pistolete ne dore viktimen Dritan Prroni derisa e kishte qelluar ate per vdekje.
Organi i akuzes beri te ditur se ndalimi i shtetasit Njemza u be nga nje efektiv i forcave te nderhyrjes se shpejte qe po kalonte rastesisht afer vendit te ngjarjes. Nga ana e tij i akuzuari Njemza dha dy versione te ndryshme per vrasjen. Fillimisht ai u shpreh para gjykatesit se e pranonte vrasjen e kryer dhe se e kishte kryer me paramendim. Me pas ai theksoi se ishte takuar rastesisht me viktimen dhe pasi e kishte pyetur per emrin kishte marre vesh se ishte nipi i autorit te vrasjes se te vellait. Ne kete moment ka nxjerre instinktivisht pistoleten per te marre hakun e te vellait. Organi i akuzes kerkoi nga trupi gjykues per vleresimin te ligjshem arrestimin e shtetasit Njemza si dhe dhenien e mases se sigurise arrest me burg nen akuzen vrasje me paramendim per motive gjakmarrje. Nga ana a saj mbrojtja ka kerkuar ndryshimin e kesaj akuze ne vrasje me dashje. Ne perfundim te seances trupi gjykues vendosi masen e sigurise arrest me burg per shtetasin Mark Njemza. V. Abdyli