Topi-Stonestreet KQZ duhet te kete ne themel respektimin e ligjit

Presidenti i Republikes Bamir Topi eshte takuar me kreun e Misionit te Vezhgimit te Zgjedhjeve te OSBE/ODIHR-it Xhonatan Stounstrit. Gjate takimit Presidenti Topi vuri ne dukje se edhe OSBE/ODHIR-i ne prag te nxjerrjes se raportit te ndermjetem per zgjedhjet vendore te 8 majit duhet te vazhdoje te jape kontributin dhe ndihmesen e saj te vyer ne zgjidhjen ligjore e institucionale te situates si dhe ne permiresimin e Kodit Zgjedhor aktual.Topi duke pasur parasysh situaten paszgjedhore ne vend ka ritheksuar se partite politike duhet te respektojne institucionet e pavarura pasi shteti i se drejtes shteti demokratik forcohet nepermjet konsolidimit te institucioneve te pavarura te cilat zbatojne ne cdo hap vetem ligjin dhe Kushtetuten.
Kreu i Misionit te Vezhgimit te Zgjedhjeve te OSBE/ODIHR-it Xhonatan Stounstrit ka theksuar se institucioni i administrimit te zgjedhjeve duhet te kete ne themel te punes se tij vetem respektimin e ligjit. Gjithashtu ai tha se shprehja e maturise e ruajtjes se qetesise dhe zbatimit me rigorozitet i ligjeve ne fuqi e Kodit Zgjedhor ne vecanti mbetet me rendesi per te sotmen dhe te ardhmen demokratike te Shqiperise.