E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet tavani mbyllet kopshti me 90 femije

GJIROKASTR- Vazhdon te shkermoqet kopshti Shpresa Demaj ne lagjen Zinxhira te qytetit te Gjirokastres. Nje tjeter klase ka dale jashte funksionit pasi tavani eshte rrezuar thuajse plotesisht gjate nates. Rindizen debatet DAR- Bashki per mirembajtje. Rrezimi
Ora ne te cilen ka ndodhur rrezimi i tavanit ka shmangur nje ngjarje qe do te ishte tragjedi e tmerrshme per femijet qe frekuentojne kopshtin nr.5 Shpresa Demaj ne qytetin e Gjirokastres.


Ngjarja mesohet te kete ndodhur ne oret e para te mengjesit te se henes dhe nuk eshte e para qe regjistrohet ne kete kopsht. Copat e rrezuara te tavanit kane mbuluar krejt klasen. Pavaresisht faktit se gjate viteve te fundit apelet si nga stafi edukativ ashtu edhe nga prinderit e femijeve nuk kane munguar serish gjendja ka mbetur e pandryshuar pasi investimet ne te kane munguar nga pushteti vendor. Ne vitin 1998 eshte bere vetem nje rikonstruksion dhe asnjehere tjeter nuk ka pasur nderhyrje edhe pse i kemi bere kerkesa te vazhdueshme bashkise se qytetit dhe Keshillit Bashkiak.


Pervec organizates Save the children qe ka bere hidroizolimin asnje institucion nuk na ka ndihmuar shprehet Mirela Veliu drejtoreshe e kopshtit. Kjo eshte klasa e trete qe del jashte funksionit ne kete kopsht per shkak te shembjes se tavanit ndersa drejtues te Drejtorise Arsimore Rajonale kane bere te ditur se ai do te mbyllet plotesisht deri ne permiresimin e kushteve.


Replikat
Rrezimi i tavanit te kopshtit ka rikthyer nje debat te njohur ndermjet Drejtorise Arsimore Rajonale dhe bashkise ne lidhje me mirembajtjen e godinave arsimore ne qytetin e Gjirokastres. Drejtori i DAR-it Arjan Pano ka pohuar se bashkia qe eshte institucioni pergjegjes asnjehere nuk ka nderhyre dhe sot ne kete kopsht vetem nje klase nuk ka probleme me tavanin. shte nje fat i madh qe nuk ishin femijet brenda klases duke vertetuar edhe njehere shprehjen Zoti i ruan femijet.


Ju bej thirrje institucioneve qe merren me objektet shkollore tenderimet te vijne ne shohin nuk eshte hera e pare qe tavani ne kete kopsht bie ka ndodhur edhe ne vitin 2008 ne te gjitha klasat kane rene te gjitha tavanet. I vetmi investim ketu qe prej vitit 1999 kohe kur u hap ky kopsht eshte kryer nga Save the Children me hidroizolimin ndersa bashkia nuk ka kryer asnje nderhyrje pervecse e emertoi pa u konsultuar me ne.


Te vendoset drejtesia ne vend kush ka gabim te pergjigjet para drejtesise. Ky kopsht eshte i pabanueshem dhe qe prej dites se sotme do te leshohet urdhri per mbylljen e tij theksoi Pano.


Nderkohe ne nje konference per shtyp nenkryetari i bashkise Vangjel Muco akuzoi Ministrine e Arsimit dhe Shkences qe nuk miratoi fondin per projektin e rikonstruksionit.
Ne vitin 2009 bashkia e qytetit fitoi prane qendres se aplikimeve projektin per rikonstruksionin e ketij kopshti por fondi nuk mberriti asnjehere dhe u anulua brenda nates. Edhe ne vitin 2010 eshte kerkuar rialokimi i fondeve.


Tashme rikonstruksioni i tij do te kryhet me fondet e vete bashkise nga te ardhurat lokale. Ne kemi bere mirembajtjen per ndonje xham te thyer lyerje e meremetime ka theksuar Muco.
Kopshti nr.5 Shpresa Demaj frekuentohet nga rreth 90 femije.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›