Rinisin rreshqitjet ne zonen e Currilave
Zona e Currilave pas disa rreshqitjeve te dherave paraqet ende nje rrezik potencial rreshqitjeje dhe kjo pasi jane bllokuar ne rreze te kodrines se argjilte nje sasi dherash qe kane krijuar nje masiv te gatshem per rreshqitje. Nje vit me pare dherat gjate shirave qe kane rene kane zene poshte tyre 2 banesa dhe tashme nje prej lokaleve me te frekuentuara te dikurshme ndodhet poshte tyre.
Ne oret e para te paradites se te henes ende pa filluar shiu punonjesit e ndermarrjes se Gjelberimit te Bashkise se qytetit te pajisur edhe me nje mjet fadrome kane filluar qe te spostojne dherat e rena ne rruge. Punonjesit tashme jane para nje pune qe duhet te perseritet disa here.
Diten e hene ata nisen pune para shiut pasi megjithe thatesiren e diteve te fundit ne rruge kane rene masive dherash te cilet bien nga tejpesha dhe strukturave te pastabilizuara te dherave qe jane spostuar nga masat argjilore te lartesise se kodrines se Currilave. Ne siperfaqe kane dale tashme linjat nentokesore te kabllove te ndryshme. Me fillimin e shirave punimet jane nderprere.
Gjate diteve me lageshtire pritet qe rreshqitjet te jene me te medha. Punimet mbrojtese kane filluar por fillimisht ato jane perqendruar me larg ne zonen perballe banesave te ish-qytezs se plazhit duke perforcuar muret mbrojtese dhe bere kanalizime te reja.