E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne cark grupi solli 50 mije euro false

15/09/2010Nga Maqedonia ne Tirane

TIRANE- Policia e Tiranes dhe specifikisht kreret e Seksionit Kunder Krimit Ekonomik shkaterruan dje nje grup qe merrej me falsifikimin e eurove. Ata kishin sjelle nga Maqedonia 50 mije euro dhe kishin planifikuar ti shperndanin ato ne tregun e kryeqytetit. Keshtu ne nje deklarate te kreut te Drejtorise se Policise se Tiranes Tonin Vocaj thuhet se ne vijim te operacioneve te fundit te realizuara me sukses nga Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane me date 13.09.2010 ora 24.00 nga Sektori Kunder Krimit Financiar u finalizua me sukses Operacioni i koduar Graniti 2 ku u arrestuan ne flagrance 6 shtetas. Personat e arrestuar jane Ndrek Kol Bicuku 54 vjec lindur ne Puke dhe banues ne Tirane me arsim te mesem i pa denuar Shkelqim Muharrem Bufi 40 vjec lindur dhe banues ne Pogradec me arsim te larte i pa denuar Dashamir Abdullah Shehi 40 vjec lindur dhe banues ne Tirane me arsim te mesem i pa denuar Thanas Ramadan Ibrahim Xhuxhi 57 vjec lindur dhe banues ne Tirane me arsim 8 klase i pa denuar Edmond Fadil Shehi 31 vjec lindur dhe banues ne Tirane me arsim te mesem i padenuar dhe Ilir Kolo Prifti 56 vjec lindur ne Korce dhe banues ne Pogradec me arsim te larte i padenuar. Drejtori Vocaj tha se arrestimi i tyre u be ne kuader te dy procedimeve penale pas nje hetimi 16-mujor me metoda speciale te hetimit ne bashkepunim me Prokurorine e rrethit gjyqesor Tirane. Ne momentin e arrestimit te ketyre shtetasve ne vendin e quajtur tek Dogana e Tiranes ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar 50 000 euro te prerjeve 100 euro te falsifikuara te llogaritura per tu hedhur ne tregun e Tiranes te cilat dyshohen se vinin nga Maqedonia dhe telefona celular dhe mjete te tjera komunikimi qe keta persona dispononin per te kryer vepren penale. Sektori Kunder Krimit Financiar po punon per identifikimin dhe kapjen e disa personave te tjere te cilet dyshohen te jene perfshire ne kete veprimtari kriminale. Ndaj shtetasve u mor masa e arrestit ne flagrance per vepren penale Falsifikim i monedhave ne bashkepunim parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal. Seksioni i Antikrimit Ekonomik ne policine e Tiranes shpeshhere ka mundur te organizoje te tilla operacione ku jane kapur persona te ndryshem qe sillnin euro false nga Maqedonia. Nderkaq dyshohet se disa grupe kriminale veprojne ne shtetin fqinj dhe here pas here arrijne te prodhojne euro false ne laboratore te vecante dhe ti fusin ato ne tregun e Tiranes. Per shkak te zgjatjes se gjate te hetimeve keto grupe mund te ndahen edhe ne nengrupe te tjera duke arritur tu shpetojne ndjekjeve te gjata te eksperteve te policise dhe per rrjedhoje disa elemente kane mbetur pa arrestuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›