E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne 8 muaj Interpoli ekstradon 42 shqiptare te kerkuar

15/09/2010Krimet me te shpeshta per te cilat jane denuar jane vrasja dhe trafikimi

Ne muajt ne vijim jane planifikuar te tjera ekstradime

TIRANE- Nga janari i ketij viti Interpol Tirana ka mundur te ekstradoje 42 shqiptare qe ishin denuar ne vendin ku bene krimin e tashme ishin shpallur ne kerkim nga policia. Veprat penale te kryera jane ato te vrasjes vjedhjes trafikimit shfrytezimit te prostitucionit rrembimit te personit etj. Nga burimet zyrtare mesohet se qe prej janarit te vitit 2010 e deri ne 7 shtator te po ketij viti 42 persona jane ekstraduar nga vende te ndryshme te huaja per ne shtetin tone. Keta persona jane shpallur ne kerkim nga qeveria shqiptare pasi i eshte dhene vendimi arrest me burg nga gjykata. Ne bashkepunim me Interpolin eshte bere i mundur arrestimi i tyre dhe dergimi ne vendin tone per te vuajtur denimin e dhene per vepren penale te kryer. Vepra penale dominuese e kryer eshte vrasje ku ne total jane ekstraduar 19 persona te denuar per kete krim. Nderkaq 12 persona te tjere te ekstraduar jane denuar 6 per vjedhje dhe 6 per shfrytezim prostitucioni. Shperndarja dhe prodhimi i lendeve narkotike klasifikohet e treta ne vepren penale te kryer per te cilen jane denuar 4 persona. Me pas renditet trafikim femrash dhe te miturish 3 persona plagosje 2 rrembim dhe marredhenie seksuale me dhune 1 dhe mashtrim me pasoja te renda 1 person. Nderkaq mesohet gjithashtu se gjate shtatorit do te ekstradohen edhe 2 persona te tjere nje i denuar per vrasje dhe nje tjeter i denuar per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. Kryesisht vendet nga te cilat jane ekstraduar keta te kerkuar shqiptare jane Italia Greqia Anglia dhe Gjermania shtete me te cilat Interpol Tirana ka nje bashkepunim teper frutdhenes por nderkohe nuk kane munguar edhe ekstradime nga vende te largeta si SHBA etj ku elementet e kerkuar kriminale kane mundur te strehohen. Thuajse te gjithe te ekstraduarit perfundojne direkt ne burgjet shqiptare aty ku gjykata i ka denuar dhe rrallehere per ndonjerin prej tyre jane rishqyrtuar dokumentacionet e denimit vetem ne rastet kur ka kaluar nje kohe e gjate nga dhenia e denimit. Operacionet me te bujshme per kapjen e shqiptareve te kerkuar jane kryer ne Itali dhe Greqi pasi keto jane dy shtetet qe mbajne numrin me te madh te shqiptareve te denuar qe strehohen atje. Interpol Tirana po planifikon gjithashtu ekstradimin e shume te kerkuarve te tjere ne muajt ne vijim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›