E Diel, 1 Nëntor 2026

“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati ”, mbrëmje poetike me krijimet 40-vjeçare te Preç Zogaj

Në interpretimin e aktoreve të mirënjohura Luiza Xhuvani, Yllka Mujo dhe Elia Zaharia, të shoqëruara nga muzika e Frederik Ndocit, publiku përjetoi një udhëtim emocional në universin poetik të Preç Zogajt, një univers i mbushur me reflektim, mall, dashuri dhe kërkim të vazhdueshëm ekzistencial.

Interpretimi i ndjerë, i thellë dhe brilant i aktorëve i dhanë zërin e duhur, për të depërtuar në botën shpirtërore të spektatorit, që ndjeu jetën, dashurinë, pendesën dhe dhembshurinë si ndjeja universale dhe që poeti dhe publicisti Preç Zogaj i ka skalitur në gjuhën e artë të poezisë.

Në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental, në këtë mbrëmje speciale, nuk munguan miqtë, artistët, politikanë dhe dashamirës e lexues të Zogajt.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›