E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ne dhe Lenini", premierë në Millenium

Shfaqet në kinema Milleniun premiera e filimit "Ne dhe Lenini". Vepra në fjalë është një prodhim shqiptaro-franko-maqedonas. Me regji të të mirënjohurit Saimir Kumbaro, filmi parashtron ndjenjat humane ndaj moshës së tretë. Duke u bërë një dëshmi e fortë e realitetit të kësaj grupmoshe, vepra parashtron edhe anën humane që duhet të tregohet ndaj të moshuarve.Duket të ketë qenë shumë i kufizuar në fjalë dhe dialog, autori i filmit,i cili më tepër ka preferuar t'i mëshojë anës vizive dhe emocionit të përcjellë përmes imazheve.Producenti i filmit "Ne dhe Lenini", me origjinë nga Maqedonia, Irman Fetahi, deklaron se vepra ka vlerë universale. "Mesazhet e saj mund të përcillen dhe ndihen njësoj në të gjitha vendet që kanë përjetuar periudhën e tranzicionit",tha ai.Filmi fsheh nën subjekt edhe një denoncim ndaj politikës, për shumë gjëra të parealizuara në ndihmë të brezit të tretë. Me lojën e përkryer të aktorëve Hajrie Rondo, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Mirush Kabashi, Elvira Diamanti, Robert Ndrenika dhe Medin Malkaj, filmi shfaq një dëshmi të dhimbshme të realitetit në të cilin jetojnë sot të moshuarit shqiptarë. Pikënisja e rrëfenjës kinematografike është marrë nga drama "Streha e të harruarëve" e Rruzhdi Pulahës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›