E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Lami: Kinemaja shqiptare vjen me pesë premiera filmi

>Qendra Kombëtare Kinematografike mbyll aplikimet për projektet e 2009-ës. Drejtori ekzekutiv tregon për premierat që priten
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka mbyllur aplikimet e projekteve për vitin 2009. Këtë vit sipas drejtorit ekzekutiv Arben Lami ka pasur një numër të madh prurjesh, të cilat në ditët në vijim do të presin miratimin nga bordet artistike, të secilës gjini që ata i përkasin. Ndërkohë që sipas tij, ky vit nis me premiera filmash. Kinemaja shqiptare vjen me pesë premiera filmash artistikë. Në bazë të afateve kontraktuale, parashikohet që për vitin 2009 publikut shqiptar ti prezantohen pesë premiera filmi artistik me metrazh të gjatë, katër filma dokumentarë, tre filma të animuar dhe një film me metrazh të shkurtër, shprehet drejtori ekzekutiv Lami. Filmat që do të prezantohen gjatë vitit 2009 janë Ne dhe Lenini, Kronikë provinciale, Gjallë, East-West-East, Muaj mjalti, dokumentarët Ëndrra e Çamërisë, Beratinus, Viktor Gjika, poet i ekranit, Midis dy dasmave, tre filma të animuar Kamioni, Guernica, tmerret e luftës, Fajtori dhe filmi artistik me metrazh të shkurtër Ngjarje në traget. Sipas drejtorit ekzekutiv Arben Lami: Qendra Kombëtare Kinematografike ka bërë një seleksionim të këtyre projekteve, të cilët më pas do të kalojnë në një vendim të bordeve artistike. Projektet e të gjitha gjinive të vitit 2009 kanë përfunduar në datën 15 janar. Kanë ardhur projekte të filmave për të gjitha gjinitë, me metrazh të gjatë, zhvillim projekti, për filmin artistik me metrazh të shkurtër, ca dokumentarë dhe disa filma që janë filmi i parë për regjisorë që futen tek filmat eksperimentalë apo alternativë. Të gjitha këto projekte janë dorëzuar dhe është vënë re që këtë vit ka pasur shumë prurje. QKK i bën një seleksionim të gjitha projekteve, për ti parë nëse janë në rregull, tregon drejtori Lami. Më tej ai shton se pas seleksionimit i gjithë dokumentacioni i shkon Këshillit Miratues, ndërkohë që mbledhja e parë pritet të bëhet në datën 28 janar, ku do të shqyrtohen projektet e filmave artistikë me metrazh të gjatë. Pas këtij seleksionimi plotësohet i gjithë dokumentacioni, që i shkon Këshillit Miratues të Projekteve për të seleksionuar filmat që do të jenë fitues. Pranimi i projekteve ka filluar që nga muaji tetor të vitit që lamë pas dhe ka përfunduar në 15 janar të vitit 2009. Mbledhja e parë e bordit do të bëhet për financimin e filmave artistik me metrazh të gjatë dhe është me 28 janar, pas kësaj përgatiten dosjet për filmat për zhvillim projekti,më pas do të bëhet mbledhja për filmat me metrazh të shkurtër, më pas do të vijë ajo për filmat dokumentar dhe ajo e filmit të animuar, thekson ndër të tjera drejtori ekzekutiv Arben Lami. Nga Qendra Kombëtare Kinematografike mësohet se edhe këtë vit priten të zhvillohen tre Festivale të Filmit Ndërkombëtar, gjë e cila është kthyer në një traditë. Ndërkohë që shpresohet se mund të ketë dhe premiera të tjera, të cilat mund të realizohen në varësi të përmbushjes së kontratave përpara afateve.
Filmat Gjallë dhe Kronikë provinciale vijnë me regji të Artan Minarollit
Filmi Gjallë pritet që të vijë premierë pre publikun. Është një skenar të cilin ai e ka shkruar vetë dhe synon të tregojë me një gjuhë tjetër kinematografike pasojat që ka lënë gjakmarrja në realitetin tonë. Ky film synon të prekë jo vetëm gjakmarrjen, por një pjesë të vërtetë të historisë sonë pas viteve 90, eksodin e dhimbshëm për ti shpëtuar fatalitetit të jetës këtu, mentalitetet dhe dëshirën për të ndryshuar. Kjo dëshirë për jetë është e ngjizur e gjitha në trupin e një djaloshi të ri që quhet Koli. Koli, që në film interpretohet nga aktori Nik Xhelilaj, është personazhi kryesor i këtij filmi. Koli është një djalosh i ri, që ka ardhur në Tiranë nga malësia. Ka mbaruar në kryeqytet gjimnazin dhe është në vitin e dytë të shkollës së lartë. Ka një të dashur si të gjithë shokët e moshës së tij dhe është tërësisht i integruar në jetën e qytetit. Ai ëndërron, i pëlqen shkolla dhe gjatë këtyre viteve në Tiranë e ka harruar në një farë mënyre të shkuarën, fshatin e tij të largët, miqtë e dikurshëm të fëmijërisë dhe shtëpinë e thjeshtë. Tirana ashtu si një metropol ka zgjuar shumë dëshira te Koli. Por papritur ndodh diçka dhe përmbys gjithçka që dukej se po ecte aq mirë në jetën e tij. Merr vesh se i ka vdekur i ati dhe duhet të udhëtojë drejt malësisë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Humbja e të atit e rikthen atë në kontaktin me të shkuarën, me botën e vërtetë që kishte ekzistuar tek ai para udhëtimit për në Tiranë.   Koli mëson se familja e tij kishte një gjak të vjetër të palarë akoma. Dhe gjakësi kishte zgjedhur atë për të larë hesapet e së shkuarës. Gjithçka në jetën e tij ndërpritet nga ky gjak. Regjisori Minarolli e vendos personazhin e tij në anijen e Otrantos për ta larguar drejt vendit fqinj. Dhe Koli është një ndër ata persona që mundi ti shpëtonte vdekjes. Në kuadër të shfaqjes së filmave shqiptarë pritet edhe premiera e filmit Kronikë provinciale e regjisorit Artan Minarolli, një film i bazuar në skenarin e Ylljet Aliçkës, ku marrin pjesë aktorë të shkëlqyer, si Robert Ndrenika, Mirush Kabashi, Aleko Prodani, Sheri Mita, Arta Muça, dhe mes tyre edhe violinisti i shquar Tedi Papavrami.

Gjegj Xhuvanit vjen me filmin Lindje, perëndim, lindje
Bashkëprodhimi italo-shqiptar rrëfen historinë e një grupi çiklistësh, diku në fundin e viteve 80. Një grup aktorësh, mes të cilëve Xhuvani ka përzgjedhur aktorin e njohur të kinematografisë shqiptare Ndriçim Xhepën, si protagonistin kryesor. Një letër e ardhur nga Evropa, fton çiklistët shqiptarë të marrin pjesë në një kampionat italian dhe nga këtu nis e gjithë historia dhe zhvillimi i ngjarjeve që rrëfen tranzicionin e kohës, ku Petrit Malaj, është vendosur në rolin e qeveritarit komunist. Ngjarjet e filmit Lindje, perëndim, lindje do të vendosen dhe në Pezë, Durrës, Përmet, Maqedoni e Itali. Ana teknike e filmit është realizuar nga pala italiane, e përbërë nga rreth 15 vetë, ndërsa nga pala shqiptare janë 25 vetë. Filmi trajton historinë e pesë çiklistëve Helidon Fino, Gentian Hazizi, Lulzim Zeqja, Ervin Bejleri, Fatjon Pustina dhe trajneri i tyre Ndriçim Xhepa që kanë shansin për të prezantuar Shqipërinë në një garë çiklistike, që do të zhvillohet në Francë. Pesë shqiptarë që kanë ëndrrat e dëshira, të cilat shemben njëra pas tjetrës. Për shqiptarët që janë akoma të izoluar, kjo është një ngjarje e madhe, e cila do të zgjidhë shumë ëndrra. Megjithatë që kur mbërrijnë në Itali ata izolohen, në këtë kohë në Shqipëri shpërthejnë protestat, qytetarët hyjnë në ambasada. Shteti e humb funksionin. Kjo kohë për çiklistët e harruar, të braktisur, pa lekë, perëndimi nuk është më një tundim. E vetmja mundësi për tu kthyer në Shqipëri është kalimi i kufirit të Jugosllavisë me biçikleta, si një garë të cilën nuk patën mundësi për ta bërë në Francë.

Muaj Mjalti, një histori nga Goran Paskaljeviç dhe Genc Përmeti
Tragjikomedia moderne është shkruar nga Paskaljeviç dhe autori shqiptar, Genc Përmeti. Xhirimet e filmit janë realizuar në Vojvodinë, Shqipëri dhe Itali. Paskaljeviç, i cili në karrierën e tij ka realizuar deri më tani 14 filma. Në rolin kryesor do të interpretojë një aktore e re nga Novi Sad, Jelena Tarkulja. Të tjerë aktorë në film do të jenë Giancarlo Giannini, Lazar Ristovski, Petar Bozoviç, Mira Banjaç etj, ndërsa aktorë shqiptarë janë Bujar Lako, Yllka Mujo, etj. Filmi ka në qendër dy çifte që kanë vendosur të largohen nga vendi i tyre i origjinës (Serbia dhe Shqipëria), për tu shpërngulur në Evropën Perëndimore. Çifti shqiptar do të hasë probleme në portin e Barit, ndërkohë që çifuti serb vështirësitë do ti përballojë në aeroportin e Berlinit. Së bashku, çiftet ndihen të trishtuar dhe të persekutuar për mungesën e mikpritjes që ata gjejnë në dyert e Evropës Perëndimore si të padëshiruar. Trauma kështu vazhdon më tej. Filmi realizohet në një bashkëpunim me kompaninë filmike shqiptare Ska-Ndal, që drejtohet nga piktori Genc Përmeti. Fillimisht u fol për një projekt të bazuar mbi një tregim të Ylljet Aliçkës, të titulluar Çift

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›