E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne doren tuaj nderkombetare

Nuk mund te na thoni jemi ketu tju ndihmojme nese ju nevojitet ndihma jone. Nuk mund te shtoni gjithcka tjeter eshte ne doren tuaj. Nuk mund te na shtyni ne arene dhe te shijoni pastaj qe nga llozha betejen tone ne baltovinen shqiptare pa rregulla dhe arbiter.
Neqoftese gjithcka eshte vetem ne doren tone domethene ne doren e paleve politike kundershtare ne Shqiperi zgjedhje nuk do te kete.

Populli shqiptar nuk do ta thote dot fjalen e vet me vote. Kriza politike qe mban te mberthyer prej shume muajsh kete vend do te ngulet me thelle dhe do te kerkoje nje cmim akoma me te larte per tu zgjidhur.


Neqoftese ju nderkombetaret mendoni vetem per arenen duke injoruar rregullat jeni duke i bere keq ketij vendi. Edhe pse keni deshiren e mire. Njezet e nje vjet pas vendosjes se pluralizmit politik Shqiperise nuk i duhen zgjedhje per te kaluar radhen. As zgjedhje te mira per Shqiperine. As zgjedhje me te mira se ato te meparshmet- formulim cinik i sterperseritur qe justifikon manipulimet periodike dhe fyen ne palce zgjedhesit shqiptare.


Zgjedhje sipas standardeve perendimore Zgjedhje sipas Kartes se Kopenhagenit As me shume as me pak. Kete duam. I kemi bere dikur ne vitin 1992 apo ne vitin 1994 kur kishte me pak misionare euroamerikane ne Tirane por kishte me teper respekt dhe veneracion per voten e lire prekja e se ciles nuk imagjinohej ose mendohej si mekat.


Tempulli i votes se lire u perdhunua me 26 maj 1996. Qe nga ajo dite pavaresisht riparimeve te pjesshme nuk eshte ringritur me ne lartesine e institucionit suprem te gjykimit dhe besimit popullor. Sot te gjithe e kane kuptuar se te keqijat e qeverisjes e kane origjinen piksepari te cenimi i zgjedhjeve. Sot i madh dhe i vogel kerkon nga nderkombetaret te marrin nje rol shume me te madh se deri tani dhe te garantojne zgjedhje te lira ne Shqiperi. Nuk eshte nje thirrje per ndihme. shte thirrja per te permbushur nje detyre .


Shqiperia eshte vend anetar i OSBE-se qe nga viti 1991. shte vend anetar i Keshillit te Europes qe nga viti 1995. shte vend anetar i NATO-s qe nga viti 2009. Ka aplikuar per te marre statusin e vendit kandidat per ne BE. Shqiptaret aspirojne ne shumice dermuese per ta pare vendin e tyre anetar me te drejta te plota ne familjen e madhe europiane. shte nje fat i madh dhe nje nje fitore e madhe per Shqiperine qe era e demokracise e ka shtyre drejt strukturave politike euroatllantike. Shqiptaret kane te drejte te konceptojne se nuk jane atje per dekor dhe as per te shtuar mburrjet dhe medaljet e drejtuesve te tyre politike.
Aspirata jone perendimore qe vjen nga historia e brezave nga humbjet dhe shpresat qe kane bashkudhetuar me fatin tone si komb.Ne kemi hyre ne NATO dhe duam te finalizojme endrren e integrimit europian per te ndryshuar. Kemi hyre per tu siguruar per tu mbrojtur. Kemi hyre per te zbatuar rregullat e OSBE-se rregullat e NATO-s rregullat e Keshillit te Europes rregullat e Bashkimit Europian si rruga me e mire per te shkuar perpara.


Qeveria qe nuk i zbaton keto rregulla eshte nje qeveri qe provokon dhe duhet te vihet para pergjegjesise. Ne kursin e integrimit euroatllantik demokracia nuk eshte me nje ceshtje e brendshme e nje vendi te vecante por e gjithe organizates apo familjes politike. Prandaj supervizioni ndermjetesimi nderhyrja apo sjellja si pale e nderkombetareve konsiderohet nje detyrim. Perndryshe pse duhej te jemi ne keto organizma


Shqiptaret presin nga nderkombetaret me shume se heret e tjera per zgjedhjet e 8 majit. Shqiptaret presin qe ata te hyjne ne lekuren e Shqiperise politike per te kuptuar vecorite e ketyre zgjedhjeve dhe per te vepruar me vendosmeri.
Keto jane te parat zgjiedhje ne historine e tranzicionit njezet e nje vjecar ku po shkohet ne kushte e nje konflikti qe ka shdukur komunikimin midis qeverise dhe opozites. Jane te parat zgjedhje ku ish- presidenti Sali Berisha qe ka pergjegjesine kryesore te shkaterrimit te zgjedhjeve te vitit 1996 dhe ish -kryeministri Ilir Meta qe ka pergjegjesine kryesore te manipulimit te zgjedhjeve te vitit 2001 jane bashke ne kualicionin qeveritar qe pretendon te organizoje dhe kontrolloje me pushtet dhe me shumice votash administrimin e zgjedhjeve.


Une nuk do te kisha dashur ti evokoja keto njolla te zeza te tranzicionit- njerezit kane te drejte te reflektojne dhe korigjohen- por kane ndodhur minimalisht tri ngjarje te jashtezakonshme qe ushqejne friken se tundimi per te manipuluar zgjedhjet eshte me i forte se me pare.


she refuzuar me nje cmim te rende transparenca e zgjedhjeve politike te vitit 2009 si nje mundesi per te pare te verteten e votes dhe per te parandaluar perseritjen e manipulimeve.


Ish- ministri i qeverise Berisha Dritan Prifti ka denoncuar me video dhe me goje ish- zevendeskryeministrin e se njejtes qeveri Ilir Meten per afera korruptive deligjitimuese qe jane pare me ze dhe me figure nga publiku i gjere.


Nje demonstrate e thirrur nga opozita me ngarkesen e refuzimit te transparences dhe revoltes ndaj vidioskandalit Meta-Prifti ka perfunduar me kater protestues te vrare ne bulevard. Kryeministri nuk ka shkarkuar asnje zyrtar dhe nuk ka kerkuar asnje lloj ndjese per keto vrasje. Edhe pse mund te dije apo te mesoje se demokracia i njeh dhe i ndeshkon te gjitha llojet e kundravajtjeve dhe krimevepor nuk e njeh vrasjen e demonstruesve ne bulevard.


Ne kontekstin e ketyre ngjarjeve gongu i parafushates ka nisur te bjere si paralajmerimi i nje beteje per jete a vdekje ne kuptimin politik te fjales. Paragjykimi sheh vetem djaj ne kampin kundershtar. E megjithate treni i zgjedhjeve eshte nisur dhe te gjithe po kapen per te mos munguar ne arene. Po a do te kete zgjedhje Kjo pyetje sot u drejtohet para se gjithash perfaqesuesve te OSBE-se NATO-s SHBA-se Bashkimit Europian dhe Keshillit te Europes. Keta perfaqesues nuk mund te jene thjesht ndermjetes.


Kriza shqiptare e pohuar prej tyre prej me shume se nje viti por e pazgjidhur i therret ne kauze te jene pale ne percaktimin dhe zbatimin e rregullave dhe standardeve. shte e vetmja menyre qe vendi te dale nga spiralja e krizes nepermjet zgjedhjeve te lira e te ndershme.


Ne vitin 1996 edhe pse urat e komunikimit mes pushtetit dhe opozites se asaj koh nuk ishin shembur plotesisht Neritan Ceka atehere opozitar i leshoi nje thirrje dramatike Perendimit Dergoni tre mije vezhgues sot qe te mos dergoni pese mije ushtare neser. Nje vit me vone profecia e tij kishte gabuar vetem me dymije ushtare. Europa dergoi shtate mije. Historia nuk u meson asgje deliranteve dhe te marreve. Por duhet tu mesoje dicka institucioneve dhe shteteve. Dhe juve supervizore dhe miq te Shqiperise. Kesaj radhe zgjdhjet tona jane ne duart tuaja me shume se ne tonat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›