E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Economist ndrra europiane e Shqiperise e tronditur thelle

ndrra qe Shqiperia ti bashkohet BE-se eshte ne nje telash te madh. Kete e beri te ditur me gjuhe te drejtperdrejte Miroslav Lajcak gjate vizitave te tij ne Tirane kur u perpoq te negocionte me liderin e opozites Edi Rama dhe kryeministrin Sali Berisha si i derguar special per ceshtjet e Ballkanit nga BE-ja.

Ai beri thirrje qe lideret te gjenin dialogun para zgjedhjeve lokale te 8 majit dhe te ndanin pergjegjesite per mesazhet pasi nuk kishte rendesi se cfare mendonin ata shkruhet ne kete reviste. Ka pasur nje politike te qendrueshme ne Shqiperi deri ne zgjedhjet e pergjithshme te qershorit 2009 kur Rama akuzoi Berishen per vjedhje te votave.

Opozita bojkotoi parlamentin dhe zhvilloi greve urie para kryeministrise me tenda poshte zyres se Berishes. Kjo u mendua si nje veprim i pahijshem per nje vend anetar ne NATO dhe qe kishte aplikuar per statusin e vendit kandidat duke vendosur palet nen presion. Tashme ky tension eshte rikthyer serish. Jim Steinberg nensekretari amerikan i shtetit vizitoi Tiranen me 25 shkurt. Kurse Lajcak ashpersoi tonet duke lene te kuptohej se miqte e huaj te Shqiperise kishin humbur durimin.


Peshtjellimi i fundit ndodhi ne Janar kur Dritan Prifti ish-minister i Ekonomise shfaqi nje video te regjistruar ne televizion privat ku dukej zevendeskryeministri Ilir Meta duke diskutuar afera me shuma te medha. Meta denoncoi kaseten si te falsifikuar po me pas dha doreheqjen. Pak dite me pas opozita u hodh ne nje demonstrate qe perfundoi tragjikisht. Nje grup i madh protestuesish u vendosen para kryeministrise duke krijuar trazira por askush nuk e mendonte se Garda Republikane e vendosur poshte zyres se kryeministrit do te hapte zjarr duke vrare 4 njerez ne turme.


Berisha menjehere akuzoi Ramen se u perpoq te bente nje grusht shteti duke perdorur edhe cadra-pistolete. Kur Prokuroria e Pergjithshme kerkoi arrestimin e disa anetareve te Gardes Berisha u pa te bllokonte planet e organit te akuzes per arrestimet. Ai quajti prokuroren e pergjithshme nje lavire bulevardi qe ishte pjese e pucit te opozites.

Genc Pollo nje minister i kabinetit Berisha insistoi se protesta ishte e mireorganizuar si nje grusht shteti me qellim rrezimin e qeverise dhe pikerisht ne godinen ku gjendej kreu i qeverise dhe pjesetare te tjere te kabinetit. Kreu i socialisteve Edi Rama i quajti nje nonsens keto deklarata. Ata vodhen zgjedhjet po grabisin vendin dhe tani po vrasin njerez per te vazhduar te vjedhin e grabisin vendin tha ai.


Berisha beson se ka mbeshtetjen e Amerikaneve. Kjo i jep atij sigurine te rezistoje dhe te mos beje marreveshje me Ramen. Por Lajcak tha se dy burrat kane nevoje emergjente per te rene dakord se si te zgjidhin problemet qe kane te bejne me vjedhjen e zgjedhjeve elektorale dhe per te parandaluar kete ne zgjedhjet lokale te majit thekson gazeta. Ne te kundert akuzat do te perseriten dhe destabiliteti do te vazhdoje kurse shpresat e Shqiperise per tu anetaresuar ne BE do te mbesin ne sirtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›