E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne duam te behemi pjese e Evropes - Kampioni i boksit Vitali Klitcko kerkon te merret me politike ne Ukraine

Shume ukrainasve iu ka ardhur ne maje te hundes kjo dasi. Tashme nje force e re politike do te perfitoje nga situata aktuale. Kreu me i rendesishem i saj vizitoi te marten Berlinin.

Kryetari i nje partie opozitare ukrainase ende pa vende ne parlamentin e ketij vendi vizitoi Berlinin - dhe kamerat e fotografet e rrethuan ate sikur te behej fjale per ndonje politikan me skandale apo per ndonje burre te madh shteti. Vitali Klitcko i njohur si kampion bote ne boks ka themeluar partine e tij Aleanca Demokratike Ukrainase per Reforma shkurt UDAR qe ne rusisht dhe gjuhen ukrainase do te thote goditja.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Donetsk Ukraine

Klitcko Kjo qendron une jam i njohur si sportist si boksier dhe po qe se politiken vecanerisht ate ukrainase e krahason me boksin atehere mund te thuash shte nje lufte pa rregulla.

Klitcko qe se bashku me vellane e tij beri karriere ne Gjermani si boksier profesionist ne peshen e rende eshte angazhuar per here te pare politikisht gjate revolucionit te portokallte ne Ukraine. Asokohe opozitaret demonstruan me jave te tera kunder manipulimeve te zgjedhjeve te kampit prorus dhe arriten te inicionin zgjedhje te reja.

Ne vitet e fundit blute dhe portokallinjte kane zhvilluar nje lufte te ashper per pushtet e cila per here te fundit shkoi ne favor te presidentit prorus Viktor Janukovic. Boksieri Klitcko dy here ka kandiduar pa sukses per postin e kryetarit te bashkise te Kievit. Ne vitin e shkuar se bashku me disa perkrahes te tij ai themeloi nje parti te re.

Klitcko eshtja e ngjyres nuk eshte me aq e rendesishme per ukrainasit si para pese vjetesh - je blu apo i portokallte. Ne kemi tani nje tendence te cilen e kuptojne te gjithe sepse te gjithe duam te njejten gje - nje standard jetesor si ne Evrope.

Keshtu edhe partia e Klitckos e quan veten demokratike pro-evropiane pro shtetit social dhe ekonomise. Qe nga themelimi i saj ne prill 2010 UDAR ka regjistruar 10.000 anetare. Por po qe se te gjitha partite duan te njejten gje sic thote Klitcko atehere pse duhet edhe nje parti tjeter

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zgjedhjet presidenciale ne Ukraine 2009

Vitali Kovalttshuk eshte zevendesi i boksierit Programet e ketyre partive jane para se gjithash fjale ne ere. Ne nuk duam te bejme gabimet qe kane bere konkurrentet tane dhe duam te bejme nje program realist te partise. Qellimi i bisedave tona eshte te njohim nga afer partine kristiandemokrate CDU te mesojme nga ajo dhe te perpunojme ne kete menyre bazat tona ideologjike. Ne po jetesohemi si parti - dhe jemi nderkohe nje e tille- qe dallohet nga te tjerat permes veprimit konkret.

Delegacioni ukrainas ka ardhur me ftese te fondacionit te afert me CDU-ne Konrad Adenauer ne Berlin dhe kategorizohet keshtu tek spektri konservator politik. Por ende eshte e paqarte se cforme do te kete programi i kesaj partie. Kemi pasur shume pyetje dhe na kane ardhur shume ide interesante thote Klitcko. Vetem nje person nuk gjeti kohe per Klitckon.

Ne ishim edhe ne zyren e kancelares Merkel por ajo nuk ishte aty.

Ne mars Klitcko do te dale per here te fundit ne ring per te mbrojtur titullin e kampionit. Deri sa ai te behet edhe ne politiken ukrainase nje peshe e rende do duhet te kaloje edhe ca kohe.

Autor Mathias Blinger/ Lindita Arapi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›