E Diel, 1 Nëntor 2026

Optimizem per nje bote pa arme berthamore - Raporti per carmatimin i qeverise gjermane

Barack Obama e do nje gje te tille Keshilli i Sigurimit po ashtu edhe qeveria gjermane do ti krijoje kushtet qe te mos kete me arme berthamore ne bote. Armatimi dhe kontrolli i armatimit jane per ministrin e Jashtem gjerman Guido Westerwelle nder detyrat e rendesishme te njerezimit. Ai eshte optimist per te ardhmen

Dhjetevjecarin e kaluar kemi humbur shume kohe per temen e carmatimit. Sot shohim shanse te reja per te per kontrollin dhe mosperhapjen e armeve berthamore. Une mbetem tek vleresimi im armatimi dhe mosperhapja e armeve berthamore nuk jane me pak te rendesishme se mbrojtja e klimes per shembull.

Gjerat po levizin per mire. Qeveria gjermane angazhohet kunder minave tokesore dhe municionit dispersiv mbeshtet iniciativat e carmatimit ne Irak dhe angazhohet qe armet e kalibrit te vogel te mos bien ne duar te gabuara.

Optimizem per nje te ardhme pa arme berthamore

Mesazhi i ministrit te Jashtem gjerman eshte Bota ndodhet ne rrugen e duhur per tu bere me e sigurte per kete kontribuon edhe qeveria gjermane. Westerwellen e gezon fakti qe SHBA dhe Rusia e kane marre persiper pergjegjesine per carmatimin dhe kane rene ne ujdi per uljen e numrit te raketave nukleare te stacionuara ne shtate vitet e ardhshme.

Fakti qe marreveshja START u ratifikua ne SHBA dhe tanime edhe ne Moske tregon qe njerezimi e ka kuptuar sfiden e carmatimit madje kete e kane kuptuar edhe ata faktore qe duhet te veprojne.

Ministri i Shtetit ne Ministrine e Jashtme Werner Hoyer ishte ai qe paraqiti raportin e carmatimit per deputetet e Bundestagut.

armatimi dhe kontrolli i armatimit munden te percaktoheshin ne 2010-n si pjese qendrore e konceptit strategjik te NATO-s. Detyrimi i ri strategjik - pra krijimi i kushteve per nje bote pa arme berthamore - ka qene per ne nje sinjal i rendesishem per suksesin e negociatave ne te ardhmen.

Kritikat e opozites gjermane

Viti 2010 ka qene nje vit i mire per carmatimin mendon ministri i Shtetit. Por opozita mendon se konkretisht eshte bere pak. Tanja Keul e Te Gjelberve Kur ju angazhoheni me kaq perkushtim per carmatimin atehere une kur shoh buxhetin pyes veten sigurisht si eshte e mundur qe sektori per carmatimin kontrollin dhe bashkepunimin per mosperhapjen e armeve berthamore eshte shkurtuar me nje te treten nga 60 milione ne 40 milione euro. Kjo nuk eshte e kuptueshme per mua.

Fraksioni i Majte kritikon faktin qe ende ne Gjermani ndodhen te stacionuara 20 raketa atomare amerikane megjithese ne marreveshjen e koalicionit eshte percaktuar qarte terheqja e tyre.

Autor Heiner Kiesel/Lindita Arapi

Redaktoi Eliana Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›