E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per nje ligj te ri lustracioni

Dr. Anna Kaminsky eshte drejtoreshe ekzekutive e Fondacionit Federal per studimin e diktatures nje institucion qe mbeshtetet nga parlamenti gjerman. Duke gjykuar mbi zvarritjet qe i jane bere ne Shqiperi realizmit te procesit te lustracionit Dr Kaminsky shprehet per DW se kjo shoqerohet me pasoja. Sipas pas saj keto pasoja jane ne politiken e brendshme por dhe qe e mbajne ne padituri popullaten per ato qe kane ndodhur para disa dekadash. Nuk sqarohen mjaft ceshtje qe lidhen me pergjegjesite e njerezve te caktuar ne periudhen e diktatures sa dhe si ata kane bashkepunuar me organet e ish Sigurimit te Shtetit sa jane perfshire ne krime dhe deme te tjera sociale. Por dhe sa ata jane sot nen presion per shkak te kesaj te kaluare.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dr. Anna Kaminsky eshte drejtoreshe ekzekutive e Fondacionit Federal per studimin e diktatures

Dr Anna Kaminsky mendon se ne kete menyre klima politike e sociale do te mbetet e helmatisur. Por shtyrja pa mbarim e realizmit te procesit te lustracionit ka pasoje dhe ne imazhin e Shqiperise ne planin nderkombetar thote ajo per DW. Sepse Shqiperia eshte duke aspiruar integrimin ne BE. Por ju e dini qe nga ana tjeter BE ka qartesuar disa kritere per kete proces integrimi. Njeri prej tyre eshte dhe ai per cilindo vend ish komunist qe te pastroje e qartesoje te shkuaren. Une e vleresoj shume iniciativen qe aktore te shoqerise civile te jene aktive ne pergatitjen e nje projektligji sa me objektiv per dosjet e kohes se diktatures. Kjo do te menjanonte ne fazen pergatitore interferencat politike ndikimin nga klasa politike per ti dhene kete apo ate kahje ligjit ne fjale. Qe do te thote me fjale te tjera perdorim nga ata te procesit te lustracionit.

Ish nenkryetari i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes Aleksander Biberaj ka vite qe punon per hartimin e nje projektligji per dosjet e diktatures ne Shqiperi. Ai tregon hapur per DW-ne kostot qe shkakton moskryerja e procesit te lustracionit.

Politika shqiptare nuk eshte shkeputur nga mentaliteti dhe psikologjia komuniste. Politika shqiptare nuk eshte pastruar nga perfaqesuesit e atij sistemi qofte ata qe kane qene ne rolin e persekutoreve qofte ata ne rolin e bashkepunetoreve te ish Sigurimit te Shtetit gje qe ka penguar ecjen e demokracise perpara ka penguar ecurine e reformave. Per te mos thene pastaj qe edhe kur kemi bere ndonje hap perpara jemi kthyer serish ne piken zero.Ne aspektin nderkombetar them se eshte nje demtim i imazhit se vazhdojme te tregohemi si shembull per mosakordimin me institucionet ndermombetare pasi gjithe vendet ish komuniste e kane realizuar lustracionin.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aleksander Biberaj ka vite qe punon per hartimin e nje projektligji per dosjet e diktatures ne Shqiperi

Aleksander Biberaj mendon se nga terri informativ per dokumentet e diktatures mungon shperblimi moral dhe financiar per ish te perndjekurit e asaj kohe gjithashtu librat e historise jane mjaft te deformuar dhe te percipte ne pasqyrimin dhe analizen e periudhes se rregjimit komunsit ne Shqiperi. Ai thote se ka shqyrtuar te gjitha modelet e lustracionit qe jane aplikuar dhe vecon si efektiv modelin gjerman qe sipas tij eshte i zbatueshem ne Shqiperi.

Merita e gjermaneve ishte se e bene te paret e bene me ligj. Nuk pati asnje lloj revanshi ose hakmarrje dhe ne nje fare menyre shoqeria gjermane u clirua nga ajo e kaluar. Tek modeli gjerman elementi kryesor eshte transparenca. Ka dhe nje element te rendesishem pasi ne ligjin gjerman u perfshi dhe bota akademike dhe mediatike. Pra jane hapur dosjet vec politikaneve dhe perfaqesuesve te institucioneve kryesore dhe te sistemit te drejtesise dhe perfaqesuesve te botes akademike mediatike dhe te komuniteteve fetare

Dr. Anna Kaminsky vlereson tek modeli gjerman faktin se ne nje kohe shume te shpejte u vendos per te hapur dokumentacionin qe kishte lidhje me diktaturen. Kishte nje debat te madh por njekoheshisht dhe nje interesim te madh ne publik. Qellimi ishte te tregonim mekanizmat e funksionimit te diktatures goditjet qe i kishte dhene publikut vlerave njerezore ne teresi. Kjo nuk mund te kuptohej ne rast se nuk hapeshin arkivat dosjet metodikat nuk beheshin transparente procedurat mizore ndaj njerezve. Nuk mund te gjykohet vetem nga pershtypjet kujtimet dhe perceptimet qe kane patur njerez te caktuar. I rendesishem eshte publikimi dokumentar. Nuk them se eshte nje gje e thjeshte por ne fund kupton se transparenca ka bere me mire se mbajtja e gjerave te mbyllura ose fshehur per publikun.

b

Dr. Anna Kaminsky shpreson se keto efekte do te kete dhe ne realitetin shqiptar kur njerezit do te qartesojne mjaft ceshtje nga e kaluara. Ajo ishte pjesmarrese ne nje tryeze te rrumbullaket qe u zhvillua ne Tirane me pjesmarrjen dhe te eksperteve te kesaj fushe nga Gjermania dhe Shqiperia si Dr. Rainer Eppelmann Heinz Eggert Dr. Pandeli Pani Elsa Ballauri Genci Terpo Olsi Baze etj.

Tryeza qe u mbeshtet nga Fondacioni gjerman Konrad Adenauer dhe u organizua nga Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut ne Tirane kishte thirrur dhe perfaqesues nga grupet e interesit nga shoqatat e te perndjekurve politike aktiviste te te drejtave te njeriut eksperte te sherbimeve te arkivave historiane studente gazetare etj. Pas konsultimeve me pjesmarresit grupi i eksperteve shqiptare dhe te gjermane po punon ne pergatitjen e nje projektligji te ri mbi lustracionin.

Autor Arben Muka

Redaktoi Aida Cama

Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›