Në fund të javës vendimi për “Grupin e Drenicës”

Në fund të kësaj jave do të vendoset për “Grupin e Drenicës”, nëse do t’ju vazhdohet paraburgimi apo jo. Krejt kjo varet nga prokurori i rastit Maurizio Salustro. Është ky i fundit që do të vendos nëse do ta bëjë kërkesën e tij që tija vazdhdojë paraburgimin për të akuzuarit në mesin e të cilëve është edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushta dhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimi.
Tomë Gashi, avokati mbrojtës i Selimit thotë se deri më datën 23 të këtij muaji gjykata duhet të marrë një vendim, t’i lirojë të gjithë të akuzuarit ose tua vazhdojë paraburgimin.
“Në këtë datë atyre u skadon afati i paraburgimit. Tash varet nëse prokurori bën kërkesë për vazhdim të kësaj mase ose jo. Pas kësaj është Gjyqtari i procedurës paraprake që sjell një vendim për Selimin dhe të tjerët”, tha Gashi për Express.
Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli ndodhen në paraburgim qysh prej 23 qershorit të këtij viti me vendim të Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Ata akuzohen se kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë./Indeksonline/