E Diel, 1 Nëntor 2026

Në fund të këtij viti del albumi i ri i Adele

Adele ka gati disa tekste të cilat do të punohen këtë vitë. Këngëtarja britanike dhe i dashuri i saj Simon Konecki janë bërë prindër djalin e tyre në këtë botë në tetorë vitin e kaluar dhe që nga ajo kohë janë larguar nga vëmendja mediatike. 

Më parë ishte thënë se ajo ka planifikuar të marrë disa muaj pushim për tu përqëndruar në lidhjen e saj dhe fëmijën, e tani shihet se Adele do të nis të këndojë përsëri. Tashmë ajo ka nisur punën në albumin e saj të ri.

“Adele ka nisur një fillim të ri me album tjetër pas lindjes. Edhe pse ajo ka qenë shumë e zënë duke e shijuar jetën familjare me Simon dhe bebenë, ajo gjithashtu e ka shfrytëzuar këtë kohë për të shkruar kënë të reja dhe tashmë ka mbërritur në studio ku ka nisur punën. Albumi mund të përfundoj së realizuari këtë vitë”, tha një mik i këngëtares.
Adele nuk ka realizuar album tjetër që nga ai “21” i vitit 2011. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›