Collins zgjedh Fadil Berishën

Aktorja veterane, Joan Collins, e njohur nga seriali “Dinastia”, ka zgjedhur të bashkëpunojë me Fadil Berishën, për realizimin e një sesioni fotografimi.
Ajo ka udhëtuar drejt Nju Jorkut, për të pozuar para objektivit të fotografit shqiptar, të cilin edhe e ka lavdëruar.
"Më ka pëlqyer shumë puna me Fadil Berishën. Kemi realizuar disa pamje të reja mahnitëse", ka shkruar Collins në rrjetin social Twitter.
Në anën tjetër, Berisha nuk ka kursyer komplimentet, duke e quajtur aktoren si ''bukuri që nuk njeh moshë''.
Aktorja 79 vjeçare Joan Collins, rradhitet mes të famshmeve që nuk shfaqin shenja të plakjes.
Megjithatë, Collins ka pranuar publikisht se u është nënshtruar ndërhyrjeve estetike, dhe ka treguar se rregullisht ushtron dhe në ushqim hedhë vitamina, të cilat i ndihmojnë të ndihet e shëndetshme dhe vitale.
Ajo është martuar pesë herë, ndërsa ka dhjetë vite martesë me Percy Gibson, me të cilin thotë se është e lumtur, përkundër faktit se ai është 32 vjet më i ri se Collins. /R.K./Indeksonline/