Retro/Press: Kundrime Botnore
Benedikt Dema
Nder numrat e Dhetorit 1916 fletoret e të perkohshmet e Europës qandrore biejshin lajmin e dekës së kobshme t’albanologut të famshem Dr. Ludovikut Thalloczy; këtij historjaku me famë botnore i a shkurtoi jeten vetë të shtatëdhettit nji katastrofë hekurudhash, qi ndodhi me 30 Nanduer 1916 në katundin Herczeghalom afer Budapestit.
Historjaku ungarez leu në Budë me 8 Dhetuer 1854.
Ma së pari bani sherbim n’arkivin e shtetit ungarez e mandej u emnue drejtuer i arkivit të Ministris së Financavet austro-ungereze në Wienë (1884). Prej këtej kaloi si profesuer i Akademis konsulare në “Theresianum” e në 1908 kje shenjue drejtuer i pergjithët i Ministris së Financavet austro-ungereze. Në 1912 kje nderue me titullin e këshilltarit të mëshehët; meritime të mëdha pat edhe kohen qi drejtoi administraten e Arsimit në Bosnie e Hercegovinë (1912). Së mbramit në 1915 kje emnue kryetar i administratës civile të Serbis.
Thalloczy kje nji nder balkanologët ma të permendun, me nji auktoritet të rrallë në gjurmimin e çashtjevet e në paraqitjen e tyne. Dijen e talentin e tij i a njofti edhe shtetit, qi i lëshoi në dorë zyre aq me randsi.
Kje nji nder Ungerezët ma të kenunt, ma të permendunt, ma të fuqishemt, ma të dijshmet e ma vepruesët; kje nji zyrtar i paxevendsueshem administrate, drejtues e organizues i fortë në misjonin e ungarizmit nder krahinat e pushtueme deri në 1916 prej fuqivet austro-ungare e, si dijetar, mund të thohet se Thalloczy kje i të parit rend.
Neper botime të veta ky ka nji meritim të madh edhe kundrejt Kombit t’ynë, qi do të ruej ndaj nji nderim e nji perkujtim të pashlyeshem evarije. Qe prandej arsyeja, per të cillen muerem me rreshtue dy fjalë mbi këtë studjues të këthellë të historis s’onë kombtare në rasen e njizetepesë vjetorin të dekës së tij.
Veprat Thalloczy-t rreth historis s’onë kombtare kanë nji vlerë të madhe; njofti në nji mënyrë të veçantë të kaluem shqyptare, gjejen e tashme, parapau në vija të pergjithta t’ardhshmen, ma të mirë se të kaluemen. Mprojti interesët e Shqypnis me drejtsi, objektivitet e me të dhanun. Këtij dijetari na do t’i a dijm per nderë ma së forti per vepra aq mirë të punueme mbi Shqypni, të cillat i qiti në dritë me bashkëpunimin e shum dijetarve e shkrimtarve austriakë-ungerezë. Perfundimet e gjurmimevet të tija lidhen me vepra të dijetarvet tjerë të degës mbi çashtjen iliro-shqyptare, tue pasë para syshë nji numer ma të hapët lexuesash.
Në lamen e studjimit të historis shqyptare ndoq gjurmët e Benjaminit Kallays, nji politikant me randsi i Ungeris kah Lindja, i cilli neper këshille e punë të kryeme me zell e qindresë mprojti të gjitha prierjet ditunore, qi kishin per qellim njoftimin e Shqypnis.
Veprat e tij mbi historin aq të kaperthyeme të Vendit t’onë, sidomos në kohen e mjesme, janë dy e pershijn tri vëllime, ka këtë titull: Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia, shtypë në Wienë te shtypshkr. e Adolfit Holshausen në 1913. - vepra tjetër njij blëni asht: Illyrisch-albanische Forschungen, shtypë në Munchen.
Marrim para syshë vepren e parë dy blejsh Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia. Në blenin e parë gjejm disa pjesë të shkrueme me doren e tij rreth historis s’onë; këtu dijetari i madh dahet në shej per nji zell të veçantë gjurmuesi, tue shprehë ndiesi të gjalla nder epoka historike të paraqituna, por shihet edhe se ka pasë nji okribi të njimendët kritike e nji objekti vihet të sherngueshem. Në të dytin blë boton nji rend studjimesh e projektesh mbi ndertimin e ardhshem të Vendit t’ynë. Ne per këto shprehje dishmon se u mbajt per akorde të Konferencës së Londonit, tue nzitë qi çashtja shqyptare t’u bate çashtje europjane. Paraqitjet, qi ban per rreth trajtimit të Shqypnis, janë të mendueme me temel e me nji shpirt miqsije per të mirën e të mbaren e Vendit t’ynë: nder këto paraqitje duhet kjartas cillsija e tij si zyrtar i shquet administrate, qi flet vetem në temel të praktikës, të provës së bame, të njoftimevet të veta. Per ma teper, edhe kjo vepër-sikurse të gjitha veprat e tija-qet në shesh dhantin e veçantë qi pat në paraqitje të landës, në stilin e zgjedhun e në talentin e hollë, kah bjen në nji trajtë aq terhiekse nji landë qi në vetvedi asht e thatë.
Dr. Ludovik Thalloczy, posë këtyne veprave mbi Shqypni, ka shkrue edhe shum tjera me randsi. Po permendim ato ma kryesoret, nder të cillat dahet në shej si dijetar i këthellë i historis së Slaveve të jugut: A Kamera haszma (“lucrum camerae”, 1879); Azal-Brankovicsog (“Pseudo-Brankoviqat”); Missale glagoliticum Hervoiae ducis Spalatensis; die Geschichte des Graten Blagay; III Bela es a magyar birodalom (“Bela III e perandorija maxharre”); Maetopai kovtjaras Budan (“Ambashatorët mantovanë në Budë”, 1905); A romaiak Boszniaban (“Romakët në Bosnie”); etj. Bashkëpunoi edhe në botimin e gjithnduer mbledheve dokumentash, sikurse n’atë të familjevet Blagay e Frangipane, të prefekturavet jugore t’Ungeris, etj.